Home KRYESORE VIDEO/ Rama kullon djersë para të rinjve në Jalë: Mos prisni rroga...

VIDEO/ Rama kullon djersë para të rinjve në Jalë: Mos prisni rroga nga 800 euro në muaj

Kryeministri Edi Rama ishte mes të rinjve, në çeljen e kampit veror të Partisë socialiste në Jalë, ku merrnin pjesë qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria. 285 garues të fazës së dytë të FRESSH VOICE, si dhe të tjerë aktivistë të forumit ishin te pranishem.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Rama ka folur edhe për rritjen ekonomike, duke thënë se e morëm vendin me rritje 0% dhe po e çojmë drejt 4%, por prapë tha si, mos prisni rroga 800 euro në muaj, nuk ka magji.

Në videon e shpërndarë nga Kryeministria, ndër të tjera bëjnë përshtypje edhe dy elementë gjatë fjalimit të Ramës. E para kryeministri “u mbyt” në djersë para të rinjve dhe e dyta, ishte një mizë që gjatë gjithë kohës vinte rrotull mikrofonit duke i krijuar bezdi. Për më shumë shihni pamjet.

Share: