Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës. Një person është qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij. Sipas informacioneve që vijnë nga policia i qëlluar është A.K 31 vjeç, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Policia e Lezhës bën me dije se po punon në disa pista hetimi, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për autorët e ngjarjes. A.K u qëllua pranë banesës së tij.