Nga Gjovalin Kadeli
Nje ditë e trishtuar sot per familjen Marnikolli ne Lezhë por jo vetem, trishtim per mbarë shoqerinë tonë te brishtë. Nje djale fare i ri ne moshe i cili nje gabim moshe e pagoi me jeten e tij, sot i dhane lamtumiren Pëllumbit, permes loteve ne ketë ditë të veshtirë per familjen Marnikolli por edhe per te afermit e tij.
Nikolin Pershpalin, komshiu i te ndjerit, i cili dje kishte diten me te rendesishme te jetes tij, parimisht do martohej dhe kishte dasem, por e ndaloi muziken ne momentin qe mori lajmin e humbjes se komshiut te tij. Gjon Pershpali babai i dhenderrit , nje burre fisnik u kerkoi falje dasmoreve se nuk ua plotesonte ate ç’fare ka primare nje dasem, muziken, pikerisht ne respekt e per ti lehtesuar dhimbjen familjes Marnikolli .
Meriton vleresim nje familje e tille e cila demostron vlerat e Shqiptarit, ketu ku tradita e burreria bashkohen bashke me dhimbjen e komshiut duke e ndjere ne shpirt, virtyt ky i trasheguar nder vite mes Shqiptareve.
Humbja e jetes se ketij djali te ri i cili sapo kishte nisur jeten ka shokuar te gjitheve ne dhe ka ardhur per dy aresye ;
1- Racizmit dhe ksenofobisë Greke e demostruar vazhdimisht nder vite ndaj fqinjeve te tyre .
2- Pafuqia dhe mungesa e dinjitetit te shtetit Shqiptar per tu dale zot qytetareve te tij.
Rasti i Pllumbit qe jeta iu keput ne mes nga dora e sterzgjatur e rracizmit grek, me i keqi ne ballkan, deshmon shume qarte se vazhdojme te jemi te pambrojtur nga shteti yne, qe reciprocitetin e kemi te pamundur ta vendosim ne kufijte e duhur.
E si te mos ndjejme dhimbje e keqardhje kur nje qytetar dhunohet deri ne vdekje vetem per shkakun se eshtë Shqiptar duke ditur se eshtë jashtë inventarit te shtetit . A do guxonin Greket t’ia bënin kete nje qytetari Turk ?!! ( per 10 minuta qielli grek do nxihej nga avionet luftarak turq )
A do guxonin Greket t’ia bënin kete nje qytetari te kujdo shteti ne Ballkan ?!! Kurren e kurres , por na e bejnë neve , Shqiptareve te braktisur nga shteti yne i cili preferon te buzeqesh e shtrengoje duart me homologet Grek e te pranoje rendom pothuajse te gjitha propozimet e tyre per gjithcka….
Deri kur ??? Deri kur ??? A ka nje kufi ky racizem i pashoq ???? Nuk po flas ketu per diskriminim neper kufij e raste te pafund , por per jeten qe nuk ka te drejte ta marri askush e jo me greku i cili deri dje kishte doren e shtrire drejt Shqiperise per tu ngopur me buke .
Me vjen keq, kur shoh se sa poshte kemi rene per faj te politikave te mbrapshta nder vite , dhe sot kur ekspertiza deshmon qartë se shkaku i vdekjes ka qene tortura ndaj keti djaloshi, familja Marnikolli kerkon drejtesi nga shteti i tij te cilin e mban ne kembe me taksat dhe djersen e tij.
Dhimbja e madhe mund te lehtesohet kur drejtesia te vihet ne vend dhe dora gjakatare te ndeshkohet.