Home KRYESORE BELAJA JONË, QARI I TË HUAJVE!

BELAJA JONË, QARI I TË HUAJVE!

[KODOSHËT POLITIKË TË MBRETËRISË SË ARAPASHIT]

Nga Sulejman Abazi [Neshaj]

Një prej çështjeve më të rëndësishme dhe delikate, që vazhdon të gjallojë brenda gjenezës tonë, duke profetizuar thënien e Konicës: Nëqoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria lindi nga zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”.

Çfarë ka pasur ndërmend përmetari sedërli me këtë epistolat të lënë amanet?!

Kemi një histori të çuditëshme, ku po aq sa përfaqësohen vlerat tradicionale kombëtare deri në mbijetes, po aq kemi “prodhuar” tradhëtarë dhe njerëz të shitur, që nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër vendit dhe popullit të tyre. Lista e mëkatarëve është shumë e gjatë, që nga Esad pashë Toptani e deri tek karafili i fundit i ish bllokut, që me parrullat patriotike dhe ngjyrimet Kuq e Zi, “do të bënte namin” për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve dhe për të bashkuar kombin.

Gjykoni karrierën më spëktakolare në politikë të një kamarieri bukurosh, i lakmuar nga bythët prej një misionari holandëz në mjediset e aeroportit, anglishtfolës i mirë dhe misionar në UNMIK pas çlirimit të Kosovës, më pas për 8 vjet Ministër i Komunikacionit, të Punëve të Jashtëme dhe të Ministrisë së Brendëshme të Shqipërisë, më pas kryebashkiak dhe në fund edhe kryetar partie.

Një shëmbull tjetër: Kryeminsitër pa librezë pune, me nja karizëm qesharake, nuk i dihet rrënja e familjes 7 breza, ka hutuar opinionin me parrullat patriotike dhe bën garipin duke mbijetuar. I akuzuar për shkatërrimin e ushtrisë shqiptare.

Një “lider” tjetër i ardhur nga hiçi, “djali i mirë i kapellove të republikës së Skraparit”, pa librezë pune, me një karrierë të jashtëzakonëshme politike, nga rrogëtar sot me rezidencën më të shtrenjtë të banimit me 20 hale. Me siguri mund ti dalë në ëndër se, ndoshta ndonjë një ditë Bulqiza mund të shëmbet nën katakombet vrasëse të shfrytëzimit të kromit.

I ziu popull, me vajë e me ulërimë shpreh me klithma brengat e shpirtit të tij për fatin që i është bërë peshqesh në derë: Bir Selman i nënës, ç’të të qajë më parë!!

Kemi aq shumë shëmbuj të tillë, sa pëditë i shikojmë në estradën parlamentare në dy dekada. Rrotull dhe nën çadrën politike të ”liderëve”, qëndrojnë si hienat shumë kodoshë politikë në një rreth të hekurt neopotizmi, që me rafishatat politike kanë ngrënë bukë në të gjithë pushtetet.

Produkti më negativ i këtij lloj “lidershipi” është administrata jonë shtetërore, totalisht e paaftë, e kalbur, e korruptuar, e cila ka sot mbi vete mërinë më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Filozofia e egër denigruese antishqiptare që, “shqiptarët nuk janë shtetformues”, është sot medalja prej plumbi e larë në flori, më gjoks dhe në ballë të politikanëve shqiptarë.

Një e vërtetë shumë e hidhur, një humbje në kohë e energjive kombëtare vetëm për shkak të “lidershipit tonë të zgjedhur e të përzgjedhur alla Krast Montania me gisht në b…..” dhe politikës së tyre të shpërfytyruar e kapitullante në çdo kohë.

T’i biem drejt problemit.

Liderët shqiptarë nuk janë produkt i vetëdijes politike qytetare. Thënia politike se “çdo popull meriton produktin e tij politik” nuk zë vend në rastin tonë. Ka njëmijë arësye të mendojmë kështu nëse do të analizojmë gjenezën dhe traditën familjare, kulturën e pamjaftueshme qytetare, mbështetjen e dyshimtë dhe mbi të gjitha karrierën e tyre politike, çuditërisht “shumë të suksesëshme”.

Ata kanë bërë karrierë spektakolare dhe për çudi, gati gati të gjithë pas postit dhe pushtetit janë kthyer në njerëzit më problematikë për opinionin shqiptar, duke i shërbyer përçarjes, nxitjes së urrejtjes, duke shitur interesat e shqiptarëve dhe pasurinë e tyre kombëtare. A nuk është kjo klasë politike burim i të këqiave që na kanë rënë mbi kokë në këto dy dekada?!
Ata sot janë mëkatarët më të mëdhenj dhe disa prej tyre edhe kur kanë shkuar në botën e përtejme, e kanë lënë litarin ngatërrestat jashtë varrit, duke u lënë sherret shqiptarëve midis tyre.

Makutër të pangopur në mbushjen e xhepave të tyre. Çfarë u ka ardhur në dorë dhe nën rrogoz se kanë bërë?!

Servilë tipikë të pështirë, që ndonjëherë edhe ata që kanë interesa politike dhe biznesi me ta, i shikojnë me neveri.

Të kriminalizuar plotësisht në karrierën politike, kush më shumë e kush më pak, pa dallime, ata kurrë nuk mbajtën përgjegjësi dhe sot e kësaj ditë të çimentuar në karriget e politikës dhe të pushtetit me guximin e të çmendurit, vazhdojnë të na moralizojnë se gjoja “u digjet barku për të mirën e qytetarëve shqiptarë”.

Pika mu në bythë, thotë një fjalë e mençur popullore.

Një argument tronditës në kufijtë e një tragjedie të rëndë që i kalon pasojat e një lufte. Nga vitet 91 e deri më sot, të llogariten vetëm sa shqiptarë kanë humbur jetën në tërësinë e ngjarjeve të rënda politike, çështjes së pronës, gjakmarrjes, vrasjeve kriminale me motive të ndryshme e deri tek aksidentet tronditëse në infrastrukturën tonë démodé, nuk ja vlen të pretendosh për mertita.

Lista e problemeve, shkaqeve dhe pasojave të rënda që ka përjetuar Shqipëria në këto 25 vjet, krahasuar me vendet e tjera, meriton të jetë në librin Gines.

Secili për pjesën e tij të përgjegjësisë, ka dorë në nxjerrjen e Shqipërisë në ankand. Sot qytetarët shqiptarë kanë të drejtë vetëm të thithin ajrin e tejndotur pa para. Edhe në këtë rast “bamirësie” nga pronarët e rinj të Shqipërisë, qytetarët kanë kuptuar se po u shkurtohet jeta.

Të gjithë kanë qenë dhe janë të tipizuar pas thënies; pas meje u bëftë qameti.

Kjo klasë politike e imponuar nuk janë produkt i vetëdijes politike dhe qytetare të shqiptarëve. Ata që pretendojnë të kundërtën, me siguri janë të gabuar. Ata sot përfaqësojnë mashtrimin më të madh që mund të jetë impovizuar ndonjeherë në historinë e Kombit shqiptar.

Ka disa prej tyre që, edhe pse janë denoncuar në opinion për qëndrimet e tyre në shërbim të të huajve, gjithçka e kalojnë në heshtje, biles për ironi dhe karrshillëk ndaj opinionit, kjo i trimëron më shumë. Një dukuri fenomenale kjo që ndodh vetëm me “liderët” shqiptarë!!

Kriza e besimit ndaj politikës sot në kushtet e aspiratës për demokraci, pasojat e rënda që përjetojmë dhe mbi të gjitha, humbja e shpresës për një Shqipëri me të ardhme si gjithë vendet e tjera demokratike, janë emëruesi i përbashkët i tipizimit më negativ të “lidershipit” shqiptar.

Mendimet e shfaqura hapur se, “kjo klasë politike ka dështuar”, “ajo duhet të largohet, “politikanët e korruptuar në burg”, “Shqipëria nuk bëhet më”, “hajdutët dhe kriminelët janë në pushtet”, “ditën zihen me njeri tjetrin dhe në mbrëmje hanë e pijnë bashkë” etj. nuk janë të rastësishme.

Opinioni ka mënyrën e tij të gjykimit dhe akumulimi i krizë së besimit ndaj politikës ushqen situatën e frikëshme dhe pasigurinë në Shqipëri. Zbrazja e Shqipërisë nga njerëzit, është reagimi i heshtur ndaj këtyre qënieve humane përverse (disa me kartela psikike). Ka aq shumë për të thënë sa ditët e vitit nuk mjaftojnë përballë maratonës së marrëzive të “liderëve” shqiptarë.

Atëherë, kush i sjell dhe kush i mbështet këta përvers në krye të politikës shqiptare?!

Asnjeherë nuk kemi pyetur, kush i nxori nga errësira dhe injoranca tradicionale e gjenezës së tyre, kush i përzgjodhi si shërbëtorë të bindur, kush i mbështeti dhe i financoi duke njohur mirë makutërinë e tyre, kush i propogandoi me “vlera liderësh” duke mbulur me mjeshtëri perversitetin e tyre, skizofreninë, kriminalizimin dhe aventurizmin, kush na i ka bërë peshqesh dhe ne të bindur dhe të verbër, pa pyetur ndonjëherë “shtatë breza nga vijnë dhe kush janë”, vetem duhet t’i pranojmë, t’i besojmë, t’i mbështesim, dhe një ditë të bukur kur “na ka mbetur dopio gjashta” në dorë, të kuptojmë se këta “liderë” nuk shkulen më nga pushteti, të gatshëm të na dhunojnë dhe shkelin me këmbë, të na injorojnë dhe denigrojnë, gjithmonë e gjithmonë duke folur “në emër të popullit”.

Zarari ka rënduar përherë mbi shqiptarët dhe Shqipërinë. Përfitimet kanë qenë dhe janë për të tjerët. Pasuritë e Shqipërisë, nga mineralet e rralla, pellgu gjigand naftmbajtës, vija bregdetare e deri tek burimet e mrekullueshme të ujit të pijshëm, sot janë nxjerrë në ankand, janë dhënë me koncensione, pasurojnë pushtetarët sipas madhësisë së “zarfit”. Në kaosin politik Shqipëria mund të zhvatet më lehtë. Çuditë e një “modeli të ri ekonomik” po shkaktojnë ndjesinë më të ëmbël tek shqiptarët, që vazhdojnë të besojnë se janë akoma në ëndërr, si gomari me ujkun në shpinë.

Mjerë ti o popull, sa gjëra bëhen nën emrin tënd.  Po ju rikujtoj thënien (fatkeqësisht thënie e mençur për interesat e tij) me doza të theksuara antishqiptare në gojën e një kryeministri antishqiptar, të ish kryeministrit të Serbisë, Nikola Pashiç, në kohën kur ai blinte interesat e Shqipërisë nga kryetradhëtari Esat Pashë Toptani: “Shqiptarët kurrë si kemi mundur me luftë. E vetmja mënyrë për t’i sunduar është t’i përçajmë dhe t’u blejmë krerët. T’i shtyjmë shqiptarët në jug, në vendin e tyre”.

Një filozofi vrasëse, shkatërruese, e tipizuar në fytyrën e vërtetë të përfaqësuesve më tipikë të politikës shqiptare, që ka dhunuar dhe vazhdon të dhunojë energjitë kombëtare në ekstrem.

Çfarë ka ndryshuar pas 100 vitesh në politikën shqiptare?!

Kombi i thërrmuar në mbi 230 parti politike në tërë trojet shqiptare, në mijëra shoqata që hanë njera tjetrën për “atdhetarizëm”, nën orkestrimin e një klase politike klienteliste, servile, përverse, në shumë raste antikombëtare, ne me një qetësi të frikëshme vazhdojmë të bëjmë sehir vëllavrasjen më të madhe, sherrin dhe mërinë më të madhe brenda nesh.

Në heshtje të ftohtë shikojmë zbrazjen e trojeve shqiptare nën një asimilim dhe dhunim të heshtur me motive nacionaliste, duke e lënë fatin tonë në duar të pista, të kriminalizuara. Në vazhdojmë të zihemi për Erdoganin dhe “turqit vëllëzër” dhe nuk shikojmë se diktatorët dhe të shiturit i këmi pasur dhe i kemi midis nesh, biles në krye të piramidës politike, të nxitur dhe mbështetur nga ata që kanë ëndërruar me shekuj Adriatikun.

Ndoshta dikush për këto rreshta ballafaqimi me një realitet të hidhur, me dëshpërim mund të thotë: Po mirë të na bëhet, ne jëmi fajtorë, ne i zgjdhim, ne i mbështesim. Po, atëherë edhe unë do të bashkohem me dëshpërimin e tyre: Mirë të na e bëjnë. Ka kohë që na e kanë vënë festen sipas kokës. Me këtë vetëdije qytetare fillestare dhe të mashtruar, ata do ta qeverisin Shqipërinë si pronën e tyre, do të pasurohën, do të largohen kur të ngopen nga përfitimet e të qenit “lider politik” dhe do të kalojnë pleqërinë e tyre diku andej nga ishujt Solomon.

Mund të shkruhen mijëra faqe studimesh mbi shqiptarët dhe psikologjinë e tyre individuale dhe kolektive, por një gjë po na rezulton e vërtetë: Pasojat mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Ato kanë nevojë për vetëdijen dhe kulturën qytetare në shërbim të alternativës shpresdhënëse, pastrimin e kombit nga ndotja shekullore.

Kush foli?! Ti….., ti…., apo ti?!

Share: