Home KRYESORE Berisha: Qeveria “Rama” nga Shukriu te Ditziu!

Berisha: Qeveria “Rama” nga Shukriu te Ditziu!

Nga Sali Berisha.

Rama përdor Xhelilin për të mbrojtur veten, Bushatin dhe ministrat e tjerë! Mediat ndërkombetare denoncuan Ditzi Bushatin për amoralitet ndërkombetar, shperdorimin e dhjetra mijëra eurove dhe shnderrimin e udhetimeve diplomatike në udhtime për epshet e tij seksuale.

Para kësaj akuze diskretituese për çdo zyrtar i cilitdo rangu qoftë ai, i akuzuari dhe i mbi-akuzuari Rama heshtin prej dy ditesh si fija e barit dhe mendojnë ta kalojnë skandalin nderkombetar duke mbrojtur Shukriun dhe paraqitur atë para publikut jo viktimë të amoralitetit të tij, por të Presidentit Nishani që dekreton zgjedhjet për zëvëndësimin e një njeriu që prej kohesh është në burg dhe që gjykata e la në burg për aktin e tij.

Të përdoresh Shukriun si mburojë apo gjethe fiku do të thotë të tallesh me veten tënde dhe se nuk ke asnjë normë, standart apo moral. Akti i Bushatit Ditzi është disa herë më i rëndë se ai i Xhelilit të Peshkopisë. Të dy kanë përdorur detyren zyrtare për epshet e tyre, por Ditziu që ka katandisur diplomacinë shqiptare në ditën e saj me të zezë, përveçse ke shperdoruar udhetimin zyrtar diplomatik dhe e ka shnderruar atë në një udhëtim epshor, duke shpenzuar dhjetra mijëra euro për të, por po te kemi parasysh shkallen e lartë të përfaqësimit të vendit nga ministri i jashtem, vendndodhjen e ngjarjes, jemi para një skandali ndërkombetar të pa regjistruar ndonjë herë nga ndonjë zyrtar i këtij rangu në historinë e diplomacisë boterore.

Ditziu, pasi është damkosur nga mediat nderkombetare hesht sepse ka privilegjin që prostituta braziliane, në dallim nga viktima e Shukriut nuk ka ndërmend të sjell videon e Ditziut me të mbathura apo cullak dhe po keshtu Rama hesht dhe beson se me heshtje dhe duke mbrojtur Shukriun do ta hedhë edhe kësaj radhe se bashku me Ditziun e tij!

Ky është postimi që bëri mbrëmë vonë ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në Facebook. Është akuzë shumë e rëndë ndaj kreut të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ndaj ka nevojë për sqarime nga ana e zyrtarit të akuzuar. Është paksa si në filma e sajuar si histori kjo për aferë seksuale në Brazil, ndërkohë që duhet të jepen pamje apo skena apo foto nga këto akte siç akuzohet nga opozita. Nëse ndodhen në dorën e dikujt natyrisht që numri i diplomacisë shqiptare duhej të jepte dorëheqjen. Por derisa mbetemi akoma në akuza politike dhe të pafaktuara atëhere mbetet një akuzë e cila e shumta zgjat tre ditë si histori e më pas mbyllet.

Nëse bëhet sulm i organizuar politik ndaj ministrit të jashtëm për të denigruar figurën e tij është një gjë jo normale, aq me tepër kur ky sulm bëhet nga një ish-president dhe ish-kryeministër.

Por mundet që Berisha të ketë diçka në dorë, pasi vetëm nga artikujt e mediave ndërkombëtare nuk mund të kryqëzohet një ministër i rëndësishëm i një qeverie. Në ministrinë e jashtme dhe nga ambasadat e Shqipërisë kudo në botë të flasin shumë mirë për ministrin, si njeri korrekt dhe me parime të larta morale./Koha Jone

Share: