Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se i kanë dhënë ligjit për blerjet online fuqi prapavepruese.
Sipas Berishës, në postë janë bllokuar edhe blerje mbi 22 euro që janë kryer 2 muaj para miratimit të ligjit. Berisha shkruan se për këto blerje duhet të paguhet tatimi në mënyrë që të zhbllokohen, në kundërshtim me çdo ligj tjetër.
STATUSI ne Facebook i Sali Berishes
Nje veprim zuzaresh i piktorit deshtak dhe ministrit te tij elif matrak ne dogana! Te dashur miq, per shkak te renies dramatike te te ardhurave ne dogana per shkak te vjedhjeve dhe kontrabandes qeveritare, piktori deshtak dhe ministri i tij xhahil ne financa, Ahmetaj kane nxjerre vendim qeverie per te tatuar te gjitha blerjet online mbi 22 euro.
Por ne nje veprim zuzaresh, Rama dhe Ahmetaj kane bllokuar ne zyrat postare te gjitha pakot e blerjeve edhe dy muaj para daljes se vendimit duke i dhene keshtu ne menyre antiligjore fuqi prapavepruese vendimit te tyre dhe krijuar edhe radhe shume oreshe ne zyrat e postave shqiptare dhe ndeshkuar qytetaret ne menyre arbitrare dhe dekurajuar blerjet online te prodhimeve te mdryshme! Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprim prej zuzaresh, pra njerezish qe nuk njohin ligj dhe as moral, i bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre me perparesi hetimin per te vendosur para ligjit ata qe penalizojne ne menyre antiligjore qytetaret shqiptar! Sb.