Home KRYESORE Dasma perballet me sherr masiv me thika në Fier, 3 të plagosur!

Dasma perballet me sherr masiv me thika në Fier, 3 të plagosur!

Një dasmë në Fier ka përfunduar në një sherr masiv me thika. Sipas policisë lokale rreth orës 17:20 të së mërkurës në lokalin e shtetasit D.F në fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martesore ka ndodhur një sherr masiv.

Policia njofton se A. Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasit L.S 54 vjeç, A.S 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç, të tre banues në Radostinë. A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: