Home KRYESORE Berisha: Vdekja e emigrantit shqiptar duhet zbardhur

Berisha: Vdekja e emigrantit shqiptar duhet zbardhur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi, Pëllumb Marinkolaj. Sipas ish-kreut të qeverisë është horror të mendosh atë që po përhapet nga lajmet se munde të ketë masakruar shtazerisht per vdekje ne komisariatin e policise “Kato Patisia” të Athinës.

“Te dashur miq, nje lajm horror kane perhapur mediat online rreth vrasjes me masakrim nga police grek brenda ne nje komisariat policie ne kryeqytetin helen te te riut shqiptar emigrant ne Greqi, Pëllumb Marinkolaj dhe fshehjen e ketij krimi monstruoz nga autoritetet policore greke per mese 10 dite.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes te ketij akti barbar, i bej thirrje autoriteteve greke te zbardhin me transparence te plote kete akt te shemtuar kriminal shteteror dhe te vendosin para ligjit autoret dhe fshehesit e tij.

Denoj gjithashtu heshtjen e turpshme te autoriteteve zyrtare shqiptare me masakrimin barabar te te te riut shqiptar ne komisariatin e policise greke” – shkruan Berisha.

Share: