Home KRYESORE Biznesmeni ngacmoi të miturën, e ëma e vajzës lajmëroi policinë

Biznesmeni ngacmoi të miturën, e ëma e vajzës lajmëroi policinë

Zbardhen detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Velipojë ku një 40­vjecar u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë 7­vjecare.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, e sipas policisë i arrestuari është Nosh Gjoni, 40­vjeç. Mësohet se ka qenë e ëma e vajzës e cila e alarmuar ka lajmëruar policinë pasi ka parë gjeste të Nosh Gjonit ndaj vajzës së saj. Ajo mësohet se është shitëse në Velipojë, ndërsa Gjoni, pronar i disa banesave që i jep me qera gjatë sezonit veror në Velipojë.

Share: