Home KRYESORE Budallallëku i shqiptarëve s’ka kufi ne tifozllek…

Budallallëku i shqiptarëve s’ka kufi ne tifozllek…

Nga Erjon Teli

Budallallëku i shqiptarëve s’ka kufi… po lexoj analiza dhe reagime për vendimin e Milot Rashincës për të luajtur për ekipin e Kosovës dhe për dikë eshte tradheti dhe për dikë patriotizëm…

Si bashkpatriot i këtyre budallenjve më duhet të them se më vjen për të vjellë kur shoh se si komentohet pa pikën e turpit dhe ndërtohen llogore a thua se po përplasen me serbin në Veri apo grekun në Jug.

Të gjithë burrave “patriotë” të Kosovës dua ti kujtoj vitin 1999 dhe koha kur iknin nga KOSOVA me fustana dhe dimija, ndërsa “patriotëve” në Shqipëri ti kujtoj që s’ka ditë që s’ju shkelin si qentë dhe ju trajtojnë si kafshë në pikat kufitare me Kakavijë dhe Kapshticë.

Unë smund të krenohem dot me Ju sepse më vjen ndot me paftyrësinë tuaj dhe mënyrën se si silleni me këtë komb që s’ka nevojë për ligjërata patriotike. Paguani taksat, respektoni ligjet, jini të ndershëm dhe të kujdesshëm në trafik.

Kujdesuni për ambientin dhe hidhini plehrat në vendin e caktuar dhe jo nga kati i katërt ose i pestë. Nëse keni kohë të lirë dilni dhe pastroni para ndërtesës ose akoma më mirë mbillni pemë dhe bëjini këto vende të banueshme. Respektoni jetën.

Pritshmëritë e mia për Kosovën kanë qenë të larta dhe dëshpërimi pas 17 vjetësh është i madh sepse u kopjua Shqipëria e vitit 1945 dhe po ecet me hapa të shpejtë për ta kopjuar të njëjtën shëmtirë edhe në ditët e sotme…

Unë e Dua vendin tim nga Mitrovica në Sarandë dhe më plas zemra kur e shoh që dergjet në këtë mënyrë dhe smund ta ndihmoj.

Sa për Milotin, Albanin dhe çdo djalë tjetër që i rreh zemra shqip, unë i them bravo që ndihmove Shqipërinë dhe do vazhdosh ta bësh edhe në Kosovë.

Shpresoj shumë që mos të jesh thjesht “sebep” për disa që të merren me njeri-tjetrin sepse duan të bien në sy por të na sjellësh një kupë ose të paktën të na japësh emocionin e njëjtë të kësaj Vere që ti me vëllezërit e tu na e dhatë në Francë!

Share: