Home KRYESORE Cudit Adelina Berisha: 25 vjeç dhe nuk kam pasur asnjë të dashur!

Cudit Adelina Berisha: 25 vjeç dhe nuk kam pasur asnjë të dashur!

Këngëtarja Adelina Berisha i ka lënë pa fjalë të gjithë ndërsa thotë se është 25-vjeçe dhe në jetën e saj nuk ka pasur asnjëherë asnjë të dashur. Ajo nuk konfirmon nëse është e virgjër apo jo, por pranon se nuk ka pasur ndonjëherë një partner. Gjithashtu, në një intervistë për “Bluetooth” ajo pranon se është një këngëtare e kompletuar, e shtrenjtë në çmim për koncerte dhe se nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje plastike ën trupin e saj. Më poshtë keni një pjesë nga intervista me këngëtaren.

A keni kënduar ndonjëherë një këngë që kishte në thelb historinë tuaj personale?

Jo, unë asnjëherë nuk këndoj këngë që kanë një subjekt timin personal. Kam thënë që kur të krijoj vetë një këngë, do të ketë në qendër një histori timen.

Si ka qenë kjo verë për Adelinën?

Shumë e angazhuar, me shumë koncerte, kënga e re. Kam qenë e ftuar në vende të ndryshme për të kënduar.

Sa kushton Adelina ta kesh një natë në një koncert?

Nuk preferoj të them shifra, por natyrisht që kushtoj, pasi kam repertorin tim dhe këndoj mirë live. Unë kam mbaruar një shkollë për muzikën, jam profesioniste në këtë fushë.

Mund të themi që hyni tek këngëtaret e shtrenjta?

Patjetër, thashë kam vite në treg, kam këngët e mia.

A mund të bëhet këngëtare dikush që nuk ka mbaruar një shkollë muzike, pasi sot tregu ka disa të tilla?

Patjetër. Shembuj ka plot. Nëse ke një zë të mirë natyrisht që edhe duke u ushtruar, mund të bëhesh një këngëtare e mirë.

Në mediat online është folur shpesh për ndërhyrje kirurgjikale tek ju, a ka bërë operacione Adelina?

Asgjë, nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Unë ushtrohem shumë në palestër dhe ndaj kam këtë trup. Nga ana tjetër është edhe truku që shpesh duken buzët si më të fryra, por në fakt skam bërë asgjë.

A duhet të jesh seksi që të kesh sukses në një klip?

Mendoj se duhet të dukesh mirë, më shumë sesa të dukesh seksi. Unë në klipin tim të fundit, mendoj se jam dukur mirë.

Si është jeta private e Adelinës, përse nuk flisni kurrë për të?

Sepse nuk ka asgjë për të thënë. S’kam të dashur dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje në jetën time.

Sa vjeç jeni?

25.

Po më thoni që jeni 25 vjeç dhe jeni e virgjër?

Më mirë mos t’i hymë kësaj bisede./Opinion.al

Share: