Home KRYESORE Dedektivët shqiptarë të çifteve dhe tradhetive!

Dedektivët shqiptarë të çifteve dhe tradhetive!

Kosovarët, ose shqiptaret e Kosoves kanë filluar të jenë kreativë deri në atë pikë sa të kryejnë edhe punë spiunazhi për llogari që burrave apo grave që dyshojnë se partnerët ia dredhin me tjetrin apo tjetrën.

E mundësia e njoftimit për secilën punë apo biznes që do ta bësh, nuk ka qenë kurrë më e lehtë sesa tani nëpërmjet rrjeteve sociale ku zgjidhen apo ngaterrohen te gjitha hallet e njerezve edhe te shqiptareve.

Një e tillë rezulton të jetë hapur të shtunën me 30 korrik dhe nuk është dosido, por mban emrin Kosovo Dedective, raporton lajmi.net.

Në përshkrimin e dhënë ku është vendosur edhe e-maili për kontakt, por asnjë adresë dhe asnjë numër telefoni, saktësohet se këta detektivë kryejnë hetime private.

Pyetjet që këta detektivë privatë pretendojnë t’u japin përgjigje janë të shumta, për të gjitha çiftet që ndjejnë se diçka nuk shkon në rregull në lidhjen e tyre.

“Kur frika e pabesisë bëhet një pjesë e jetës suaj, ju keni nevojë për përgjigje!”, shkruan në përshkrimin e punës që bëjnë këta detektivë e të publikuar dy ditë më parë në faqen e hapur në facebook.

“Ne e kuptojmë se për të kontaktuar një hetues privat për të kontrolluar të personin tuaj është e vështirë për të bërë, por të jetosh me frikë dhe dyshime është qartësisht më e keqe”.

“Hetuesit tanë merren me prova që ju ofrojnë juve që ju duhen për të ecur përpara me jetën tuaj, ne do të bëjmë këtë në një mënyrë të zgjuar dhe profesionale”, shkruajnë detektivët privatë, raporton lajmi.net.

“Detektivët që i kemi në shërbimin tuaj” mund të zbulojnë pikëpyetjet që ju dyshoni!”.

Por në anën tjetër, këta detektivë duket se kanë harruar një gjë shumë të rëndësishme shkruan Opinion.al dhe thote, E ai është Ligji! Këta detektivë duhet ta dinë se me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rrezikojnë burgun nëse ndërhyjnë në jetën dhe të dhënat private të tjetrit.

Neni 2 I këtij ligji saktëson se të dhëna personale janë çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave).

Share: