Home KRYESORE Demarkacioni: Ose votim me konsesus, ose krize politike dhe gjeopolitike

Demarkacioni: Ose votim me konsesus, ose krize politike dhe gjeopolitike

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Demarkacioni, nga nje ndarje e kufirit territorial midis Kosoves dhe Malit te Zi eshte shnderruar tanime ne mbare shqiptaret kudo ne bote ne nje demarkacion politik.

Ky demarkacion politik eshte nje vije ndarese midis atyre qe besojne qe Kosoves i eshte cenuar hapsira territoriale tradicionale dhe pjeses tjeter qe propogandon se ato troje nuk i perkasin Kosoves, por Malit te Zi.

Personalisht e kam ndjekur debatin qysh ne gjenezen e vet, pra afro nje vit me pare. I nxitur nga profesioni i diplomatit dhe i studiuesit te marredhenieve nderkombetare kam ri-studiuar edhe njehere me kujdes parimet juridike nderkombetare per ndarjen e kufijve territoriale ndermjet shteteve; rastet e ndarjeve te shteteve federale ne shtetete nacionale; aspekte e praktika te kalimit te kufijve administrative te brendshem te federatave ne kufij te jashtem politik te shteteve te reja; perdorimin e shenuesve gjeografik ne kufij; rolin e kafastrave dhe te gjeohartografise. Per te krijuar edhe nje perfytyrim me real jam ngjitur edhe ne bjeshket mbi Peje dhe jam takuar me banore shekullore te asaj treve.

Nen kete optike laboratorike kam percjelle edhe debatet politike, mediatike dhe profesionale te bera rreth draftit aktual te demarkacionit. Eshte shume pozitiv fakti qe debati eshte dominuar nga racionaliteti, nga fakte dhe akte, nga ftohtesia e bazuar ne argumente shume shkencore.

Gjithashtu kam percjelle edhe perpjekjen e Komisionit Meha dhe te firmetareve dhe qeveritareve te Kosoves me z. Mustafa ne krye per te bindur me mjete propogandistike opinionin publik e shpesh duke perdorur edhe presionin mbi media apo fyerjet mbi dijetare e eksperte te fushes.

Me po kaq kujdes kam percjelle edhe prononcimet e diplomateve te akredituar ne Prishtine, ne menyre te vecante te ShBA, te BE dhe se fundi te Quintit lidhur me rendesine e demarkimit te kufirit per sigurine, vizat etj.

Aktualisht ne debat ka fituar gjithnje e me shume terren mendimi se drafti aktual eshte i gabuar. Ai i heq Kosoves mbi 8200 ha troje bjeshkore qe i perkasin historikisht. Si i tille ky draft nuk duhet ratifikuar, por duhet korrigjuar dhe rinegociuar me palen Malazeze.

Per kete rishikim kerkohet me te drejte ngritja e nje komisioni te ri me perberje politike te gjere, me juriste te te drejtes nderkombetare, te sigurise, gjeograf, hartografe, historiane, diplomate dhe perfaqesues te komunitetit nga zona kufitare.

Perkunder tere ketyre sugjerimeve te dala nga ky proces konstruktiv Qeveria Mustafa dhe te tjere mbi dhe nen te, po nxitojne ta hedhin draftin aktual per votim me shume nxitim. Ky veprim i nxituar do kete shume konseguenca:

1. Deputetet e Kosoves kane personalitet dhe legjitimitet individual. Si te tille mendoj se do diversifikohen ne qendrimet e tyre per draftin Mustafa-Meha. Shumica e tyre duket te jene te vendosur per mbrojtjen e interesave te drejta te Kosoves, por edhe te emrave te vet individual.

2. Deputetet e opozites do e shnderrojne kete moment per te mobilizuar faktore masiv edhe jashte parlamentar per te shigjetuar Qeverine Mustafa si esadiste, pra thellesisht tradhetare. Ato do bejne cdo gje per te shtyre votimin. Mund te rifillojne skenare te se kaluares…

3.Akoma me trazues do behet aksioni opozitar dhe mbare popullor nese ndodh qe drafti te kaloje me nje minimum votash. Reagimi ose zemerimi popullor mund te marre permasa te rrezikshme. Nderkohe opozita do e apeloje qeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Zgjidhja do komplikohet akoma me tej.

4. Demarkacioni i rrezuar do trondise themelet e koalicionit qeverises. Midis LDK dhe opozites do luhaten shume faktore, sidomos brenda partise me te madhe ne vend, PDK. Kryetari i PDK, Veseli po sheh pertej koalicionit aktual. Per kete Veseli deshiron te reduktoje koston politike per partine e tij lidhur me demarkacionin dhe t’ia shtoje pergjegjesite Qeverise Mustafa dhe LDK per kete sfide. Ne kete menyre Veseli synon te shkoje triumfues ne zgjedhjet qe vine dhe te dobesoje sa te mundet LDK.

4. Nese rafikimi rrezohet ne Kuvend afrohet skenari politik edhe per zgjedhje te parakoheshme. Ne nje opsion te tille koha per koalicion te madh iken. PDK me Veselin synon te ruaje pozicionin me luhatje te vogla. LDK mund te rreshqase me poshte. Nderkohe aktoret opozitare kane shanse per t’u ngritur, por jo aq shume sa vete-propogandohen. Pra, ndryshime te medha nuk duken ne elektoratin kosovar. Ndryshimet priten te vijne me shume nga kompozimi i koalicioneve te reja, sesa nga permbysje te medha aktoresh politik individual.

5. Renia e draftit ne Kuvend do komplikonte marredheniet e Kosoves me fqinjet, kryesisht Malin e Zi, por edhe me Serbine dhe Maqedonine, qe do prireshin per mbeshtetjen e Malit te Zi dhe fajesimit te Kosoves. Do krijohej keshtu nje hark isolacionist ndermjet tre fqinjeve sllave kunder Kosoves.

Pra nxitimi i paarsyeshem, i padrejte dhe i padobishem i Qeverise Mustafa per ta kaluar me nxitim

Share: