Nga Denion Mejdani
Me çojne mesazhe, ka thene ky keshtu, e ai ashtu…
Miq te dashur besoj se ska problem per sa kohe standardi eshte qe ai i thote vetes kryetar partie le te thote dhe per nje politikan te vjeter ne zanat qe eshte analist.
Ne fund te dites forca e analizes dhe integriteti eshte cfare sherben e vleresohet ne politiken perendimore, intriga e servilizmi ne ate lindore.
Per me teper, sot ne Shqiperi cdo etiketim eshte me i nderuar se ai i “politikanit”.
Per sa i perket angazhimit politik ai duhet pare e vleresuar jo brenda batakut te forumeve fallco te rilindjes por ne angazhime nderkombetare, pjesemarrje ne forume me peshe ne bote e ne organizata nga me prestigjiozet.
Por sigurisht dhe ne politiken aktive te vendit gjithmone ne nje rrafsh intelektual larg pazareve dhe brenda perkujdesjes per te mos u bere pis nga llumi e propaganda rilindase qe dominon cdo medium me mercenare e kamikaze.