Nga Denion Mejdani
Po veja baste me miqtë se kush do ishte vegla me e madhe e radhës që do lëshonte goditjen poshtë brezit. Ja pra qenka vetë shërbëtori besnik Meroua që shërben nga fryn era e kundërmon interesi.
Unë e di që nuk duhet te merrem me llojin e këtyre me radhë siç po vinë se po u fute në lojën e tyre është njësoj si të futesh në shtëpinë e dhelprës që sado të jesh i pastër prap kur del kutërbon nga duhma e tyre dhe e padroneve të tyre, por ky zotëri ka shumë vite që vjell vrer karshi nesh me devotshmëri dhe realisht e ka mbushur kupën.
Kacek me helm, ky frymëzues i komentuesve e skuadrave të mercenareve rilindas vazhdon në linjën e atij muaji që paskam punuar unë në doganë. Sado të rrekem unë të shpjegoj që ishin ndërkombëtarët, Croën Agents dhe dy besnikë trima të Ramës së Rilindjes që më kërkuan në atë vend të cilin sigurisht e mora me konkurrim të drejtë apo dhe vetë rezultatet spektakolare të atij muaji punë, gjithmonë merove e mjeraneve do i interesojë varianti i tyre shpifës në shërbim të pushtetit e interesit të tyre.
Nga ana tjetër na dilka si ekspert i numërimit të takimeve mes babait tim dhe z. Meta; prap di ti them zotërisë se po keqinformon publikun me dashje sepse sigurisht ti zoti ekspert i midhjes dhe ngjalës e di që ka pasur plot të tillë si me edhe pa axhendë politike. Valle të intereson pikërisht ai takim i supozuar e përmendur nga ty për ti shtrembëruar qëllimin?
Kam dhe një shpjegim të fundit për publikun se me “një sixhade me qira ku prehin e këmbët e pista udhëheqja e ku hedhin ndonjë kockë” nuk ja vlen të merresh. Babai im njihet si një njeri i ndershëm dhe me integritet që ka kontribuar përherë në të mirë të vendit dhe partisë, sidomos në momente kritike e krizash dhe kurrë nuk ja lejon vetes të përdoret nga askush për më tepër nga një “dimpak”, uzurpator si ai që përmend e adhuron ti, por që është thjeshtë mishërimi i këtyrë ditëve të rilindjes të së keqes.
Jam në pritje të të katërtit në bronz që do sulmojë në vazhdim me shpresën që nuk do shpiki e shpifi, por do serviri ndonjë argument të vërtetë.
Sërisht ju bëj thirrjen, q ëjua shtoftë Zoti inatin!