Home KRYESORE E besoni? Grua shqiptare kërkon veshkë me ankand në FB, ja sa...

E besoni? Grua shqiptare kërkon veshkë me ankand në FB, ja sa ofron!

Një ngjarje e pazakontë po ndodh në vendin tonë, madje publikisht. Përmes një raportimi të pazakontë të mbërritur në ReportIn, një qytetar denoncon hapjen e një faqeje FB, në kundravajtje me ligjet shqiptare dhe ato njerëzore. Një grua edhe pse ka një problem shëndetësor shumë të madh për bashkëshortin e saj, bën thirrje për trafik organesh kundrejt parave. Ajo kërkon një veshkë për bashkëshortin e sëmurë me dializë dhe ofron 50 mijë euro me qëllim që ai të kryejë transplantim. Me propozimin e saj zonja, “ka peshkuar” disa persona të varfër me sa duket të cilët për ca para janë të gatshëm të shesin një nga veshkat e tyre.

Interesi për të përfituar para duket që është i madh, pasi komentet e “hallexhinjve” janë të shumta. Edhe pse një pjesë e komenteve janë fshirë nga administratori i kësaj faqe së FB, që dhe ne po e fshehim për të qenë korrektë i kemi të gjitha emrat dhe mbiemrat e atyre që kanë kontaktuar në mënyrë të hapur me zonjën. Gjithsesi kemi kuptuar që me këtë interes, që pamë po të llogaritim që shumë të tjerë mund ta kenë kontaktuar me mesazhe private numri i atyre që po tentojnë të përfshihen në këtë aferë ilegale do jetë shumë i lartë. Ajo që bie në sy është se pasi disa persona kanë qenë dakord, që të shesin veshkën kundrejt shumës prej 50 mijë euro që ofron zonja komunikimi nuk ka vijuar, mbase ata kanë vazhduar privatisht ose kanë nisur takimet e drejtpërdrejta.

Në postimin e saj gruaja shkruan:

“Unë jam B… dhe që nuk kam filluar punë jap lekë rregullisht për bamirësi dhe jam shumë e lumtur të jap ato që kam. Fatkeqësisht dashuria ime ashtu si shumë shqiptare, punoj as shumë për lek e pavarësi financiare dhe tani është në momentin, që mund ti humb të dyja pa u bërë akoma 46-vjeç.

Unë dhe bashkëshorti im 45-vjeçar jemi në kushte të mirë financiare, por jo shëndetësore. Bashkëshorti im ka 5muaj në dializë dhe ka nevojë për një veshkë.

Ne po mundohemi të gjejmë një dhurues, por është e vështirë. Sikur shoku juaj i aftërmi juaj (nën 50 vjeç dhe me shëndet të plotë) të na dhurojë veshkën ne do financojmë operacionin tuaj/të mikut/fëmijës tuaj deri në 50 mijë euro.

Jam shumë e sigurtë që shumë njerëz kanë shumë nevojë për këto lekë, por edhe ne kemi nevojë të jemi me shëndet të vazhdojmë të jetojmë dhe punojmë. Nqs jeni të interesuar më dërgoni detajet tuaja në mesazh dhe unë ju marr në tel të flasim për detajet. Shume faleminderit që e lexuat”

Zonja B. pavarësisht hallit të madhe shëndetësor, që ka në famije nuk dimë në është e informuar në lidhje me ligjin shqiptar, i cili jo vetëm që ndalon trafikimin dhe shitjen e organeve, por dhe dhuruesit vullnetare duhet të jenë kryesisht pjesëtarë të afërm me lidhje gjaku të familjes, e natyrisht nuk lejohet ta bëjnë këtë kundrejt parave./Opinion.al

Share: