Home KRYESORE E dhimbshme/ Historia e shqiptarit, që u mbajt 2 vjet në burgun...

E dhimbshme/ Historia e shqiptarit, që u mbajt 2 vjet në burgun amerikan pa akuzë

Mediat amerikane kanë treguar historinë e një shqiptari, që u mbajt i burgosur për më shumë se një vit e gjysmë, pa asnjë akuzë. Ai pranoi fillimisht se kishte shitur një armë disa vite më parë, por gjykata e la të lirë, duke e konsideruar të padrejtë burgosjen e tij.

Biznesmeni me origjinë shqiptare, i burgosur në kontenë Baker në Jacksonville SHBA, është lënë i lirë me kusht. Gjovalin Gjergji me pseudonimin Joe, bashkëpronar i një restoranti në San Marko me rezidencë të përhershme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shoqërua nga agjentët federal në dhjetor të 2014-ës dhe u mbajt i pa prangosur në komisariatin federal të Kontesë Baker për 19 muaj e gjysmë.

Gjergji ka deklaruar në vazhdimësi se është mbajtur i mbyllur pa të drejtë nga qeveria. I pa-dënuar për ndonjë krim, i riu ka qëndruar në paraburgim nga policia federale e migracionit, kjo pasi Kongresi vendosi të mbyllë pas hekurave emigrantët përgjegjës për krime të dhunshme.

Vite më parë, Gjergji u vetëdeklarua fajtor për shitjen e një arme zjarri një klienti, i cili ka qenë më parë i dënuar në vitin 2007, shitje e cila rezultoi pa të dëmtuar.

Në vitin 2014 forcat doganore dhe të emigracionit shoqëruan biznesmenit duke e etiketuar si shkelës i rëndë i ligjit, gjë e cila do të thoshte se mund të depërtohej në Shqipëri.

Vetëm javën e kaluar një gjyqtar emigrantësh në Orlando la shqiptarin të lirë me kusht pas mbi 19 muajsh burg, kohë gjatë të cilës Gjergji mund të shihte gruan dhe vajzën e tij të vogël vetëm nëpërmjet një monitori.

Qeveria sërish ka apeluar vendimin e gjyqtarit të emigracionit, duke kërkuar depërtimin e tij, gjë të cilën shqiptari e quan të padrejtë./tvklan.al

Share: