Home KRYESORE Edhe Kadeli mendon se Meta është i “rrezikshëm!”

Edhe Kadeli mendon se Meta është i “rrezikshëm!”

Zmadhohet dhe përhapet legjenda!

Nga Ndocaj (Kaubojsi) te Kadeli. Si edhe një vit më parë, krijohet e njejta skemë kundër Ilir Metës. Kërcënime që nuk i provon askush dhe që më pas dalin fllucka dimri, ose fllucka vere!…

Gjovalin Kadeli ne mbrojtje te kaubojsit.

Duke ndjekur rrjetet sociale sot ne mengjes lexova teper i shqetesuar , si ligjvenes , por edhe si qytetar mbi nje ngjarje te rëndë qe thuhet se ka ndodhur dhe me e keqja pritet te ndodhe pasi neser mund te jemi vonë ne reagimin tonë , shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj ( Kaubojsi ) nga kryetari i kuvendit apo media afer tij.

Ky kercenim ( akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin, por si i thone ti dal te keqes perpara ), vjen pas nje suksesi te arritur nepermjet votimit me konsensus , votim i cili ka shqetesuar mjaft qarqe antishqiptare te cilet nuk e duan integrimin e Shqiperise , mendoj se ky kercenim mund te kete ardhur pasi para konsensusit z Ndocaj ( Kaubojsi ,siq e therrasin ) u perfol nga burime serioze per minister i jashtem ose minister i integrimit nese do te ndryshohej qeveria.

Prandaj i bej thirrje :
– Ministrit te rendit zotit Tahiri.
– Prokurorit te pergjithshem z. Llalla

Te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast ( nese esht e vertet ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e depuetetit te jet e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen esht votuar.

Shenim per lexuesit e Facebookut : Megjithese mua si njeri i afert i tij me ka quajtur “nje fare deputeti Kadeli ” unë perseri si njeri i afert i tij nuk i jam pergjigjur per aresye se mendoj me gjate se ai por kur vjen puna per sigurine e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah…/360grade.al

Share: