Home KRYESORE EUROPA E RE POLITIKE PO RILIND!

EUROPA E RE POLITIKE PO RILIND!

Nga Tritan Shehu

Sic duket per BE periudha e “zise”, por dhe e konfuzionit te pare mbas Brexit, po mbaron. Dje arriti nga Ventotene nje lajm optimist per te gjithe Europen: vullneti, idete, tashme dhe veprimet konkrete per te “sanuar” familjen tone mbas plagosjes se ardhur nga referendumi ne Britanine e Madhe ekzistojne, te qarta keto. Ajo qe eshte me e rendesishme nga ai takim i i djeshem aty midis Merkel, Holand e Renz, eshte se rruga jo vetem me e mire dhe e sigurte, por ne te vertete e vetmja drejt suksesit, ngel perseri ajo qe bazohet mbi idete gjeniale te “baballareve themelues” te BE-se.

Themeli i Europes sone sic u konfirmua ne ate ishull, do te vazhdoje te jete “Manifesti per Europen” i Spinelit dhe figurave te tjera vizionare si Pertini, qe nga Ventotenia e viteve 1941-44 ne kulmin e kasaphanes se luftes se dyte, leshuan ate mesazh te madh shprese dhe guximi per te ardhmen. Ato mendje te ndritura qartesisht e kane shkruar ne ate dokument programatik te verteten e madhe, se problemi thelbesor per zgjidhjen e ceshtjeve europiane eshte pikerisht sovraniteti i shteteve te saj, duke leshuar thirjen per zbehje te tij, pra per te ecur ne rrugen drejt Shteteve te Bashkuara te Europes.

Kjo lidhet me ndertimin e nje hapesire te perbashket me kufije te percaktuar, institucione vendimarrese, ushtri, polici, politika te perqendruara, gje e cila fatkeqesisht u godit nga rrezimi i draftit te Kushtetutes se saj pak vite me pare, por qe ngel opsioni me i mundshem e racional per te ardhmen. Takimi i djeshem, per vendin ku u mbajt, materialeve e personaliteteve qe ju referua, atyre qe moren pjese ne ate, mesazheve qe leshoi, kerkoi te rikonfirmoje kete alternative.

Pra dje nga Ventotene u shpernda vullneti e vendosmeria per te ecur ne po ate rruge. Dikush me te drejte mund te pyese se sa realist mund te jete sot nje mesazh i tille, pikerisht kur Europa eshte e perfshire ne nje shumice te pa priturash, rreziqesh e udhekryqesh. Une do t’i pergjigjem kesaj pyetje po me nje tjeter pyetje:

a mos valle ne ato vite kur u shkrua ai Manifest vizionar gjendja ishte me e qarte dhe e sigurte? Perkundrazi ishin ato vitet jo vetem te krimeve monstruoze, por dhe te “fitoreve” e entusiazmit te tej skajshem te fashisteve e nazisteve. Dhe ai Manifest fitoi. Pra dhe sot, kur problemet duken te medha, vjen qartesisht ky mesaszh shprese e kurajo, jo vetem si deshire, por dhe i konfiguruar si platforme, mbeshtetur mbi ate vizion, qe i arriti popujve ne ato periudha te zeza nga Ventotene. Une mendoj se sot jane te gjitha premisat per nje fitore te dyte te tij. Ky ishte elementi i pare qe ne morem dje.

I dyti, dhe jo me pak i rendesishem, eshte ai qe po dje u “ndertua”, boshti thelbesor qe do te levize motorrin e Europes se Re Kontinentale, pra ate te BE. Ne fakt ashtu sic pritej dhe nga takimi i Berlinit, ky bosht perbehet nga Gjermania, Franca e Italia. Shume e rendesishme kjo ne disa plane. Se pari le te kujtojme se idete e Spinelit me shoket e tij te Ventotenes, u konkretizuan me tej menjehere mbas luftes nga nje bashkepunim i ngushte midis Schuman, De Gasperi, Adenhauer, Curcill.

Fatkeqesisht Curcilli i madh nuk eshte me dhe aktualisht as ndonje me dimensionet tij ne Britanine e Madhe, gje qe influencoi ne nje sere gabimesh te lidershipit te atij vend, deri sa u proklamua ai vendim referendal, tejet negativ per ate e BE vete. Ndodhi keshtu. Sidoqofte ai eshte nje vendim i atij populli mik, qe ndoshta prej trashegimive historike kerkon te shikoje shume me pertej se kufijte e Europes, me te cilen pa asnje dyshim edhe nga jashte do te jete i lidhur ngushte.

E rendesishme eshte se “cunamit” te atij referendumi, se paku ne Europe, jo vetem po i ngrihen “digat” mbrojtese, por tashme po konfigurohet e po rikonfirmohet strategia jo thjesht e mbijeteses, por dhe e zhvillimit te BE, se bashku me percaktimin e lidershipit te ri te kesaj inisiative, ku ne qender qendrojne Gjermania se bashku me Francen e Italine.

Pergjegjesi e merite e madhe kjo per ata, por une mendoj jo me e veshtire se sa e atyre qe menjehere mbas vitit 1945, kerkuan me guxim e shprese te implementonin idete e Ventotenes. Asgje nuk mund te jete sot e pa arritshme ne kete drejtim, kur ishte e realizueshme dhe e arriteshme atehere, mbi germadhat e urrejtjet e luftes se dyte.

Ky mesazh i djeshem arrin sot konkret dhe per ne si Shqiperi, shqiptare e Rajonin tone. Ne fakt keto “kembana” kane tingelluar pozitivisht ne vazhdim, edhe mbas Brexit. Nje Europe e rikonfirmuar e konfiguruar , me kohezion te brendshem nuk mund te ndertohet pa pasur kufijte e saj fizike, pa pasur brenda tyre Ballkanin Perendimor, ku realisht ai qendron si nje ishull. Dhe ky eshte lajmi i pare, do te thoja entusiazt per ne. Kjo edhe sepse ne nuk kemi e nuk mund te kemi te ardhme tjeter te sigurte jashte BE. Do te ishte si e ardhmja e jeta e cdo individi pa familjen e tij, jashte saj.

Pra ne dje mesuam qe familja jone e vetme, dhe per kete nuk duhet patur asnje iluzion apo lekundje, konfirmoi vullnetin e plote per te ekzistuar, per tu forcuar mbi principet historike te saj, per te ecur drejt kohezionit te metejshem te brendeshem te saj, duke tentuar te dale mbi nacionalizmat, sovranitetet bllokuese etj, pra ne rrugen e projektuar 70 vite me pare, si vetmja mundesi e te ardhmes. Mundesite qe kjo te ndodhe jane te medha. Dhe pa asnje lekundje ne jemi e do te jemi pjese integrale e ketyre zhvillimeve.

Mesazhi i dyte optimist gjithashtu per ne eshte konfigurimi i Boshtit te ri levizes ne kete proces te madh dhe te veshtire. Eshte pa dyshim shume i favorshem ky per lidhjet, influencat tona si Shqiperi e Rajon. Gjermania eshte nje mbeshtetes i madh per shqiptaret, donatori kryesor i yni nepermejt projekteve europiane, me nje vizion te qarte gjeopolitik per Ballkanin Perendimor, nje popull per te cilin ka midis nesh ndjenja te thella edhe me shume se miqesore.

Merkel pa asnje diskutim eshte personaliteti me i rendesishem europian i sotem. Franca pjese e kesaj trojke, po keshtu e lidhur me Rajonin e Shqiperine me shume menyra, historike e te shpeshta keto. Do te thoja qe ky bashkepunim se paku ka filluar qe ne periudhen e rezistences se Skenderbeut ndaj pushtimit otoman, duke vazhduar me Ali Pashen e deri te fakti qe ne jemi vendi me frankofoni me te zhvilluar ne Rajon. Italia qartesisht perben partnerin tone me te rendesishem ne BE.

Lidhjet me ate vend fqinje jane mijra vjecare, natyrale, konstante e ne zhvillim. Italia eshte donatori i pare ndaj Shqiperise, porta jone e integrimit europian. Por nga ana tjeter ajo se bashku me Greqine mike dhe mbeshtetese, jane nga vendet e popujt me te interesuara ne BE per integrimin e shpejte tonin e te Rajonit. Rritja e rolit te Italise ne BE, kontributi i saj i domosdoshem e thelbesor edhe ne zhvillimet e reja per forcimin e Europes, jane elemente me se favorizuese per Shqiperine e shqiptaret.

Na takon dhe neve tashti qe me zgjuarsi, realizem t’i shfrytezojme keto kushte pozitive te krijuara per te ardhmen tone, te vetmen natyrale qe kemi, pikerisht per te qene sa me shpejt pjese e familjes europiane. Ky realitet duhet perdorur e stimuluar pa u gabuar ne ecejake neper shtigje te tjera, duke evituar improvizimet absurde, qofte kjo nga amatorizmi apo protagonizmi aventuresk politik i yni, qofte nga disa interesa e joshje personale te castit, por te rrezikeshme e demtuese keto afat gjate per vendin e kombin.
Botuar sot ne Gazeten “Panorama”.

Share: