Home KRYESORE Familja, ajo e “moralit shterp”: nuk nderon vajzen ne varrim!

Familja, ajo e “moralit shterp”: nuk nderon vajzen ne varrim!

Nga Enida Bozheku

Vend dyfytyrash!

Plaku, dashnori, i dashuri, burri a shoku, vret vajzen 29 vjeçare per xhelozi marrie; e lidh e shtrengon, mbyt, dhunon!

Ai, plaku: Hero, se ishte pasaniku, “bamiresi qe “shperndante para”! Ajo, provokatorja, kurva e perdala: guxoi te dashuroi, apo dhe mbeshtetej tek ai, i martuari me femije, i madhi ne moshe, “babai i saj”!

Familja, ajo e “moralit shterp”: nuk nderon vajzen ne varrim. Mjerim dhe turp!

Dashuria nuk ka moshe e as barriera. Kur dashuron nuk ka “moral”! Dashuria eshte sublime, eshte ndjenje qe ngre pesh qe te ben te ndjesh, buzeqeshesh, qash, tallesh, zihesh dhe mbi te gjitha sakrifikosh.

Kush jemi ne te paragjykojme dashurine e vajzes para makabritetit te vrasesit te saj?! Ai vrau me paramendim. Ai vrau nje krijese qe nga marria e dashurise, kerkoi shpetim! Ai vrau nje jete, e c’fare rendesie ka, ne ishte e dashura, dashnorja, gruaja apo …?!

Nje jete u shua nga pushtimi i ndjenjes se pronesise, ku kufirin mes dashurise dhe lirise e ndaka vetëm vdekja!

U prefsh ne paqe vajzë, ti kishe lindur ne tokën e çmëndise!

Share: