Home KRYESORE Fatos Nano, nuk kundershton projeksionin per Kryeminister ne shtator.

Fatos Nano, nuk kundershton projeksionin per Kryeminister ne shtator.

Fatos Nano me ndermjetesin nga Tirana, nuk kundershton projeksionin per Kryeminister ne shtator.

Mesohet se Fatos Nano eshte duke zhvilluar takime dhe bisedime intensive me ndermjetesin qe ka shkuar nga Tirana, ne Hotel Maestral, ne Budva te Malit te Zi.

Liderit Historik te socialisteve i ka shkuar ne Maestral nje personazh i njohur nga Tirana i cili njihet si bashkepunetor Kryeministrash dhe njohes i mire i politikes ne vend, ndonese nuk eshte mare kurre me politike direkte.

Miku nga Tirana, i ka propozuar Fatos Nanos idene e disa qarqeve politike dhe diplomatike brenda dhe jashte vendit per te pranuar mundesine e te qenurit Kryeminister i nje Qeverie te Urtesh, e cila mund te quhet edhe Qeveria per Shqiperine Europiane.

Miratimi i 7 ligjeve brenda muajit gusht, do te jete edhe fundi i arsyeve te brendshme dhe te jashtme per bashkejetesen Rama – Meta ne Koalicion.

Kesisoj, me shume gjasa shtatori do te sjelle edhe fundin e ketij Koalicioni.

I vetmi kandidat per Kryeminister qe mund te mare edhe votat e se djathtes, edhe votat e LSI, edhe votat e Shpetim Idrizit, edhe votat e Ben Blushit e te shume socialisteve te tjere jashte vullnetit te Edi Rames, eshte ish Kryeministri Fatos Nano.

Qeveria per Shqiperine Europiane do te kete mandat te kufizuar dhe prioritet madhor Reformen Zgjedhore dhe organizimin dhe garanimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te gjithepranuara.

Share: