Home KRYESORE Nostalgji per Europen fatin e se ciles nuk e dime me!

Nostalgji per Europen fatin e se ciles nuk e dime me!

Nga Dom. Gjergji Meta

Shpirti njerezor nuk mund te prodhonte nje gje me te bukur se Europen dhe une ia ndjej nostalgjine kesaj Europe.

Nuk e di nese Europa do te jetoje me apo jo dhe sa jete ka akoma? Nuk e di nese do te jete me Europa e se drejtes, e filozofise e artit dhe e kultures qe ka frymezuar shekuj kulture, nga me e mira ne historine e njerezimit. Kete e sheh kur shkon ne muzete e Firences, ne rruget dhe foret romake, ne katedralet dhe manastiret franceze apo spanjole, e sheh ne bibliotekat gjigande te ateneve.

Nuk e di nese keto “tempuj” te shpirtit njerezor do te pesojne fatin e Palmires ne nje te ardhme dhe ne brezat e ardhshem do te thuhet: “na ishte njehere…”.

Sot nje fakt banal sikurse ishte shitja e Milanit kinezeve tregon nje spostim aksi. E keshtu plazhet qe u shiten ruseve, kompani fluturimi arabeve e me rradhe.

Eshte ky globalizim apo eshte plakja e europianeve? Eshte kjo nje lloj impotence e europianeve? Apo ajo Europe tashme ka ngjizur kultura kudo dhe si cdo gje tjeter ka per te vdekur, por ne fakt e ka lene trashegimine e saj ne kultura te tjera? Apo ndoshta do te emigroje gjetiu?

Kushedi fatin e kesaj Europe te ma thote ….

Share: