Home KRYESORE Flet biznesmeni: Si e gjeta të copëtuar në mes të detit, turistin...

Flet biznesmeni: Si e gjeta të copëtuar në mes të detit, turistin rus!

Biznesmeni Fatmir Kuçi, i arrestuar si i dyshuar për përplasjen e turistit rus me skafin e tij “Black Arrow”, dy ditë më parë në plazhin e Livadhit, ka mohuar që të jetë ai autor i këtij incidenti.

Në dëshminë që ka dhënë për policinë, biznesmeni elbasanas është shprehur se i është afruar turistit për ta ndihmuar:

“Pashë një person në det dhe shkova ta ndihmoja. E gjeta të gjymtuar dhe u përpoqa ta ndihmoja. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, është shprehur për grupin hetimor biznesmeni 44 -­vjeçar.

Edhe pse alibia e tij do të verifikohet, Kuçi mbahet ende si i ndaluar edhe për shkak të mungesës së dokumentacionit të mjeteve detare, që ai kishte në pronësi, ndërkohë që madhësia e skafit që ai drejtonte dhe forca motorrike e tij, bëjnë që të mbetet i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Për më tepër gjatë verifikimit të kryer rezultoi se ai nuk kishte marrë as leje, siç e përcakton rregullorja, te Policia Kufitare në rastet e daljes në det të hapur.

Informacionet e policisë lidhur me ngjarjen, thonë se pushuesi i huaj ka qenë duke notuar në plazhin e Livadhit, në thellësi të detit, kur është gjetur nga disa pushues të tjerë që kalonin aty po me skaf. Fillimisht policia tha se trupi i masakruar nga helikat ishte gjetur 50 metra nga bregu, por në një deklaratë të saj të dytë, u konfirmua se i ndjeri ishte gjetur gjysmë milje larg (rreth 700 metra nga bregu).

Pamja e gjymtuar e tij ka terrorizuar të gjithë pushuesit, të cilët janë gjendur përpara një skene të tillë horror. 43-­vjeçari kishte humbur shumë gjak si pasojë e prerjes së gjymtyrëve dhe shpinës dhe thuajse nuk jepte shenja jete. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Himarës./Opinion.al

Share: