Home KRYESORE Franca i mbyllë rreth 20 xhami që nxisnin urrejtje.

Franca i mbyllë rreth 20 xhami që nxisnin urrejtje.

Rreth 20 xhami dhe salla lutjesh të konsideruar si radikale janë mbyllur që prej dhjetorit në France dhe do të ketë edhe të tjera, si dhe janë kryer dëbime të predikuesve ekstremistë, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, pasi takoi presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Francez të Kultit Mysliman (CFCM).

“Nuk ka vend në Francë për ata që në sallat e lutjeve apo në xhami bëjnë thirrje dhe provokojnë urrejtjen dhe nuk respektojnë disa prej parimeve republikane, duke përfshirë këtu barazinë mes grave dhe burrave”, theksoi ministri, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja përse mora këtë vendim para disa muajsh, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme duke përdorur të gjitha mjetet ligjore nëpërmjet masave administrative, për të mbyllur këto xhami. Janë rreth 20 xhami dhe salla lutjesh që janë mbyllur dhe do të ketë edhe të tjera, sipas informacioneve që në kemi”, theksoi ai.

Në francë numërohen rreth 2 500 xhami dhe salla lutjesh, ku rreth 120 konsiderohen se përhapin një ideologji fundamentaliste salafiste.

Share: