Home KRYESORE Gavrosh Levonja: Edi Rama ne PS, si Enveri ne PPSH…

Gavrosh Levonja: Edi Rama ne PS, si Enveri ne PPSH…

Nga Gavrosh Levonja

Një deputete e PS-së e vlerësoi kryetarin e saj Edi Rama si “liderin më të sfiduar”. Me këtë ajo donte të thoshte se në partinë e saj kushdo mund ta kritikojë liderin, madje mund të thotë gjithcka kundër tij.

Mirëpo kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Për mua shumë herë më tepër rëndësi ka rezultati; d. m. th. cfarë ndodh më tej me kritikuesin, ku përfundon ai pas kritikës së bërë në adresë të kryetarit.

Në kohën e Fatos Nanos Ilir Meta ndoshta kundërshatri më I ashpër I tij, pas fitores së Nanos në kongresin e vitit 1999 “ndëshkohej” duke I u dhënë posti I kryeministrit, ndërkohë që Erion Brace I cili në atë kongres I drejtohej kryetarit Nano me vargjet “prej lufte vec ay largohet që është lindur tradhëtor”, vazhdoi të mbetej kryeredaktor I gazetës së partisë. Madje, Nano, të nesërmen e kongresit I shkoi në redaksi duke I dhuruar një tufë lule.

Krejt I ndryshëm është destinacioni I atyre që guxojnë të hapin gojën kundër Ramës. Shumë shpejt ata e shohin veten jashtë forumeve drejtuese të partisë, jashtë grupit parlamentar, në ndonjë rast sic ka ndodhur me Blushin dërgohen dhe grupe “të fortësh” e të paguarish për ta fyer e duke përdorur dhunë.

Zonja deputete lidhur me atë c’ka ndodh pas “sfidimit” të liderit u shpreh se “debati shuhet me votë”. Edhe Enver Hoxha të gjithë ata që nuk I pëlqenin I coi në botën tjetër me votë.

Mirëpo në Shqipëri, në grupacionet e quajtura “parti politike” në raste debatesh edhe mbështetësit më të zjarrtë të sfidantit, votojnë kryetarin sapo e shohin që sfidanti e ka humbur davanë.

Gjithashtu, deputetja demokracinë e koncepton si “hegjemoni të shumicës” gjë që nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo që “diktatura e proletariatit është sundimi I shumicës mbi pakicën”.

Unë vetë jam I mendimit se demokracia në një parti politike pasqyrohet nëpërmjet shkallës së aktivitetit të fraksioneve në radhët e një partie. “Jeni ju pa jemi ne” thoshte ai vite më parë. Pra dhe Edi Ramën nuk e luan as “topi I Karadakut” nga karrikja e kryetarit të PS-së përsa kohë forumet drejtuese të saj dominohen nga individë si deputetja në fjalë.

Share: