Home KRYESORE Gjyqtarët e prokurorët e reformës, paga shtesë edhe për fëmijët deri në...

Gjyqtarët e prokurorët e reformës, paga shtesë edhe për fëmijët deri në moshën 25 vjeç

Gjyqtarët e prokurorët që do të zgjidhen në institucionet e drejtësisë me zbatimin e reformës do të kenë benefite të shumta financiare. Paga e tyre është përllogaritur të variojë nga 3  deri në 5 milionë mijë lekë të vjetra në muaj, në një vend ku paga minimale është 200 mijë lekë në muaj. Ata do të përfitojnë rritje të pagës bruto në çdo fillim viti me 4 deri në 8 përqind.

Por nuk përfundojnë këtu përfitimet financiare. Gjykatësit e prokurorët do të marrin pagë shtesë për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Nëse kanë fëmijë që ndjek edhe studimet e larta, shtesa do të përfitohet derisa ata të arrijnë moshën 25 vjeç.

Shpërblim për fëmijët

Gjykatësit dhe prokurorët përfitojnë gjithashtu kredi të financuar nga shteti kur mbushin 3 vjet në detyrë.

Sipas ligjit, kredia përllogaritet për shtëpi në zonat më të shtrenjta të qytetit ku jeton magjistrati.

Ligji i lejon atij që ta shesë banesën, pavarësisht kredisë, edhe pse ajo përllogaritet si kolateral.

Kredi e falur për shtëpi, patjetër në qendër

Përfitimet vazhdojnë edhe pas daljes në pension. Me të përfituar pensionin, gjyqtari dhe prokurori marrin 6 rroga shpërblim menjëherë.

Shpërblimine merr bashkëshortja dhe fëmijët në rast vdekjeje.

Pensioni arrin deri 90 përqind të pagës bruto.

6 rroga sapo pensionohet

Pension suplementar familjar

Këto të dhëna të publikuara nga gazeta Dita janë konfirmuar prej saj edhe në ministrinë e financave, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se kapitulli i shpërblimeve mund të rishikohet.

Të gjitha këto përfitime e bëjnë të kripur faturën financiare të reformës.

Vetëm në një vit shpenzimet përllogariten në afro 40 milionë dollarë.

Një shkresë e ministrisë së financave vinte në dukje faktin se kjo faturë do të rëndojë arkën e shtetit. /Lapsi.al

Share: