Nga Altin Bamllari
Ne vitin 1995 ne Afriken e Jugut, nje vit pas rrenies se regjimit te aparteidit, u ngrit nje lloj gjykate provizore qe u quajt Komisioni i Te Vertetes dhe Pajtimit. Qellimi i saj ishte te nxirrte ne drite gjithe krimet e se kaluares, duke ftuar te deshmonin ne seancat e zhvilluara ne sy te publikut, gjithe viktimat e dhunes, por edhe autoret qe e kishin ushtruar ate.
Nje nisme kjo e jashtezakonshme ne emer te unitetit, qe mbarte nje fryme tolerance dhe pajtuese nga ana e njerezve me ngjyre. Ndodhte qe ne rrefimet e tmerrshme, me shume shperthenin ne loet degjuesit e bardhe sesa ata me ngjyre, viktimat e verteta.
Kur dikush pyeti nje nga njerezit me ngjyre qe kishte prane: Po ju pse nuk qani? – ky i fundit ia ktheu gjithe seriozitet e dhimbje: “Ne kemi qare vite me pare.”…
Nderkohe m’u kujtua nje episod me nje gazetar te huaj qe po intervistonte disa bashkekombasit e mi, qe nga pamja e jashtme dukeshin ne pike te hallit, te dobet, te veshur keq, por qe gjithe kohes nuk i futen as nje cast dhembet brenda.
Ky i pyeste si jetoni, ata tu qesh ia kthenin: Hic mo, ja ashtu, bereqaves. Ky i pyeste cfare te ardhurash keni, ata tu qesh serish i thoshin: Hajt mo, mire.., sa me mbajt frymen. Ky u tha, keshtu qeshni gjithe kohes ju? – ata tu qesh ia kthyen: – Ca me bo, me qajt e..?!
Mblodhi buzet gazetari i botes e kush e di c’zhgaraviti ne fletore.