Home KRYESORE Ilir Meta nuk e harron rastet kur PD e PS behen bashke...

Ilir Meta nuk e harron rastet kur PD e PS behen bashke dhe ai futet ne greve urie.

Nga Nard Ndoka

Bashkë me Gushtin do ikë edhe vapa natyrale, por në Shtator do rinisë vapa parlamentare, situata është konfuze, acaruese, provokuese, lufte nervash e ‘muskujsh.’

Ndryshe nga cdo vit tjeter, s’do kete deputete qe vishen me kostume te rinj, te nxire dhe te palestruar, por deputete qe kane bere gati ‘armet’ per te gjuajtur tjetrin.

PD-ja është në revansh, në hapin e vet opozitar.
Fitoi Reformen dhe shpreson te fitoje Meten.

PS-ja në pritje, e traumatizuar, e paqartë për me tej, e lodhur në qeverisje e ide. Me keq akoma, do te varet nga deshirat verore te Metes.

LSI-ja e detyruar për lëvizje, e ‘vetmja rrugë’, por akoma e paqarte, në agoni institucionale, ‘konsensusi dhe Venecia’ e vetmja alternativë publike.

Duket ne avantazh me dy te parat qe i kane syte nga ajo, por Meta nuk e harron qe ka raste kur PD e PS behen bashke dhe ai futet ne greve urie.

Hallet dhe problemet jane te ndryshme, halli hallit nuk i ngjan!  Kush do beje hapin e pare?Tashme nuk ka me qeverisje, ajo është paralizuar dhe ndalur.

E fundit, qe te tre mendojne, eshte te qeverisin kete vend.

Te gjithë janë me pushime, LSI në ‘punë’, deklarata, takime, provokime, axhende majtas e djathtas, lart e poshte!

PS e PD në njëfare mënyre po perpiqen, qe LSI-në ta miklojne, nderkombëtaret ta terrorizojnë!

Meta ka treguar në përballjet e veta me politikën dhe drejtesinë, qe ka dalë gjithmonë më i fortë, gjithmonë i fituar.

Kesaj radhe situata është më komplekse, shumë më tepër se duket. LSI e Meta e ka të qartë, se çfarë luhet, por nuk e ka të qartë akoma, se si dhe sa shpejt, po perpiqet të fitojë kohë e terren.

Koha nuk pret, dhe nese LSI pret që koha të punojë për të, gabohet. Kesaj radhe është ndryshe, loja është e rëndë.

Intuita e Metes, ndryshe nga herët e tjera, duket deklarative e forte, bombastike, por ne thelb e frikësuar duke testuar here pas here me mekanizmin e vet mediatik tashme te blinduar.

Nje tufe portalesh e gazetaresh jane vendosur ne vijen e pare te sulmit, sulmojne Ramen per llogari te Metes dhe mbrojne kedo qe sulmon Rama.

Nese vendimet vonojne per dikë do të jetë vonë, madje trishtueshëm vonë! Ndaj Shtatori do të jetë muaji me i nxehtë politik parlamentar, qeverisja është e përcëlluar në të gjitha variantet.

Te presim kush do dalë më e fituar, sipas gjasave, të gjithë do humbasin terren në këtë luftë të ftohtë, më shumë do fitojnë ato që nuk janë përfshirë në këtë mekanizëm asgjesues.

Shtatori po vjen, sa muaj i mundimshëm do jetë! A mendon njeri për qeverisjen, moralin, programin, projektet, për interesin publik?

Mjerisht jo! Te shpresojme qe Tetori te jetë ndryshe.

Share: