Ai eshte 34-vjeçar dhe quhet Bledar Bresha, imam i një xhamie në Genova të Italisë dhe, i cili është nën hetim nga autoritet atje.
Imami Bresha ka mohuar akuzat për lidhje me terroristët dhe ISIS. – “Feja jonë në mëson të luftojmë çdo akt terrorit”, thotë për “Sky” imami shqiptar, raporton Syri.net.
“Ne luftojmë ISIS dhe të gjitha grupet terroriste në botë”, ka shtuar ai, duke mohuar çdo lidhje me grupet terroriste dhe theksuar se ai i dënon çdo akt terrorist në botë.
I pyetur në lidhje me hetimet, ku ai është i akuzuar për terrorizëm, imami tha: “Jam i shokuar, nuk e di perse po hetohem!”.