Sipas Blogut SManalysis Ish Drejtori i CIA George Tenet pritet te vizitoje Himaren. Ky blog thote se himarjotet jane ne mes nje beteje kunder assimilimit te tyre nga “oligarko albanian mafia” dhe nje prespektive per te jetuar me dinjitet, progres dhe bum ekonomik te tipit Montekarlo.
Autori i ketij postimi thote se vizitat e njepasnjeshme te krereve Boterore ne Himare (Dhrymades) sic ishte e fundit, e Ish Kryeministri Britanik Tony Blair (nje nga Bashkepunetoret e George Tenet), nuk duhet te lihen jashte vemendjes dhe kjo sipas autorit demostron me me shume peshe ne arenen nderkombetare te zones se Himares.
“Burime te sigurta per SManalysis flasin per motivin e vizites jo si Politikan i Qendres me Inteligjente te Planetit, por si nje nga Bankieret me te fshehte te Financave te Botes, i cili punon si Drejtor i Korporates Financiare me te madhe ne USA.” shkruan autori i Blogut duke u bere thirrje Himarjoteve : Qendroni te bashkuar per te mbrojtur token, dinjitetin, historine 3 mije vjecare te pavaresise, luften dhe perpjekjen per ekzistence dhe te ardhmen e femijeve tuaj!