Nga Arben Llalla
Studiuesja hungareze Zsófia Turóczy, ka deklaruar në Seminarin Ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Prishtinë se Ismail Qemal Vlona ishte Mason.
Kjo deklaratë e studiueses hungareze nuk është serioze dhe e besueshme sepse nuk na ka ofruar asnjë faktë që vërteton tezën e saj.
Nuk pajtohem me tezën e Zsófia Turóczy që Ismail Qemal Vlona ishte Mason, nëse vërtetë do të ishte Mason do kishim dëshmi librezën e anëtarësimit në organizatën e MASONËVE dhe shumë të dhëna të tjerë.
Tek e fundit organizata Masone nuk është e fshehtë apo e jashtë ligjëshme për të fshehur anëtarët e saj të shekujve të shkuar.
Po sjell një librezë Masone të bullgarit Dimitar Mishev -Brankoff (1856-1932), një librezë të përafërt do kishte edhe Ismail Qemal Vlona nëse do ishte Mason.
Më vjen keq që e ushqejmë opinionin me teza të tilla të pa vërtetuar shkencërisht ende…