Home KRYESORE Itali, ja kush eshte shqiptari që u vetëvra gjatë ndjekjes nga policia…

Itali, ja kush eshte shqiptari që u vetëvra gjatë ndjekjes nga policia…

Një shqiptar është vetëvrarë në mënyrë aksidentale në Milano teksa po e ndiqte policia, pasi ai ishte i skeduar si hajdut i automjeteve të shtrenjta. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për shqiptarin Besnik Tafaj 27-vjeç, i cili kishte vjedhur një automjet “Audi A8” dhe policia po e ndiqte për ta kapur.

Tafaj sapo ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar mbi policinë një nga plumbat e ka prekur në pjesën e mjekrës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Në ekspertizën e zbardhur nga gazetarët italianë, 27-vjeçari shqiptar ka qëlluar 4 herë në drejtim të policisë, ndërkohë që ka të dhëna se ai mund të jetë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të vjedhjes së automjeteve të shtrenjta.

Share: