Home KRYESORE Izet Haxhia: Fatos Klosi ka bashkëpunuar me Sali Berishën për të vrarë...

Izet Haxhia: Fatos Klosi ka bashkëpunuar me Sali Berishën për të vrarë Azem Hajdarin”

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia që nga Turqia ku është në azil i përgjigjet ish-kreut të SHISH Fatos Klosi, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe të Haklajve.

Bashkëpunim ky duke heshtur dhe moslajmëruar personat që do të vriteshin, ndërkohë që sipas tij Klosi ka dashur të vritej Berisha në mitingun e Vlorës më 1999.

Po citojmë postimin e plotë të Haxhisë në facebook:

Lexova sot nje interviste të ish kryespiunit të Rexhep Mejdanit, Klosi. Disa here eshte perpjekur të më quaje njehere si nje njeri i gjore, here tjeter sikur une po perpiqem per protagonizem e here tjeter sikur une isha thelbi i gjithe vrasjeve në Tropoje.

Ky profesor i fizikes i katapultuar si kryespiun nga miku i tij mejdani per ti sherbyer klanit të tij, nuk e mbaka mend që qenka takuar ndonjehere me njeriun që mbahet si nobelisti i spiunazhit në bote De Villers.

Nuk e mbaka mend që até e ka shoqeruar njeriu i tij më i afert, shefi i mardhenjeve me jashte të shikut të tij Arian Dyrmishi. Na thote se De Villers shkruan libra xhepi, dhe nuk e dika Ky kryespiun që librat e tij te shumta jane të bazuar të gjithe mbi ngjarje të verteta që kane ndodhur dhe që jane parishikuar të ndodhin, e kane ndodhur me të vertet.

Po i permend vetem rastin e vrasjes se ambasadorit amerikan në libi gjashte muaj para se te ndodhte në librin e De Villers, apo rastin e vrasjes se presidentit egjiptjan Enver Sadat nje Vit para. Paraqitja ime ne kete liber eshte identik sipas opinionit të klosit e shikut të tij që kishin per mua, si vrases, kriminel e i lidhur me krimin e terrorizmin.

Dua ti kujtoj kryespiunit vetem shkresen e shikut të tij që u lexua para komisionit parlamentare që u ngrit per të hetuar ngjarjet e 12 e 14 shtatorit ku thoshte se Izet Haxhia në krye të 500 turqeve nga Shkodra po pregaditet të sulmoje Tiranen.

Ketu tregohet qarte edhe urrejtja fetare e ketij bastardi ndaj kundershtareve te qeverise se tij. Desha vetem ta pyes Klosin se radiot që ndryshonin frekuencen në cdo sekonde, që posedonte vetem SHIK-u jot, per çfare qellimi ua dhe Haklajve nepermjet burrit të kusherires tuaj, spiunit të sigurimit e SHIK Murat Shiqerukaj?

Nga keto radio a kishin me vete komandoja e Anton Gjergjit në priten që vrane Fatmir Haklajn? Perse pikrisht nga keto radio që e posedonte edhe babai i Jaho Mulosmanit u thirr Fatmir Haklaj per të shkuar tek shtepia e mulosmanve?

Çfare plani ke bere ti bashke me Spartak Pocin, Sokol Baren ne ditëlindjen e nipit të Myslim Pezes per të na vrare neve si vllezer, dhe a ka qene nderhyrja e Sabit Brokajt që e ka ndaluar kete skenar? Pse vetem në rastin Hajdari dhe até të vrasjes se Haklajve ti ke bashkëpunuar me Berishen dhe je në unison më të?

Duke ditur se ti dhe klani që perfaqsoje ishit në armiqsi me Berishen e Nanon dhe klanin e tyre. Çfare lidhjesh ke pasur me sherbimin sekret bullgar dhe me trafikun e droges? Çili eshte kontributi jot në lidhje me segmente të caktuara të UCK në vrasjen e Ilir Konushefcit dhe Ahmet Krasniqit?

A doje te vrisje Berishen në mitingun e vlores në vitin 1999 duke munduar që kete vrasje ta hidhje mbi mua, pasi i propozove vellait tim Ismetit, që te merrte në pronsi nje snajper dhe gezhojat që kishit bere qitje me kete snajper ti linit në vendin e ngjarjes,dhe pasi me ane të drejtorit të policise Besnik Bregu, kishe bere deklarate në media, deri tek zeri i amerikes se, Izet Haxhia ka zbarkuar në Vlore me banden e tij, vetem dy dite para mitingut, ne nje kohe kur une ndodhesha në Turqi?

Perse ,edhe Pse ti e dije se do të vritej Hajdari ose Berisha naten e 12 shtatorit, nuk e ndalove kete vrasje,?A ishte krijuar nje grup i posacem në SHIK-un e Tiranes me urdhrin tuaj, që bente ndjekjen e pergjimin tim per 24 ore?

A mos ka qene ‘perkujdesja ‘jote që me daten 11 e 12 shtator une të ekspozohesha në shoqerine me Haklajt kur ti e dije se do kryhej vrasja e nates se 12 shtatorit? Kam edhe shume pyetje të tjera per ty o kryespiun mashtrues por në nje kohe tjeter.

Share: