Ky që shihni në foto është djali nga Mitrovica qe terrorizoi Vlorën. Ai kërcënoi 3 persona dhe tentoi ti merrte peng teksa thërrishte Allahu Ekbar.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh”, thotë policia.
Ky person është dëgjuar duke thirrur në ambiente publike:“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Dijar XHEMA është 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë të Kosovës