Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) u ka kërkuar institucioneve shqiptare të reflektojnë mbi ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u grabiten rreth 1 milion euro nga tre persona të armatosur.
Përmes një deklarate, KSHH, thekson se deri tani kur kanë kaluar mbi një muaj nga kjo ngjarje ende qytetarët nuk dinë se çfarë masash janë marrë nga kompania private që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas.
“Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit”, thuhet në deklaratën e KSHH-së.