Pasditen e sotme u njoftua së në Landfillin e Sharrës është gjendur një kufomë e seksit mashkull.
Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se viktima është vrarë me thikë, megjithatë kjo dhe të tjera detaje rreth kufomës mbeten ende për tu zbuluar nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.
Por vendi ku u gjend kufoma, landfilli i Sharrës, nuk është hera e parë që përmendet si vendi ku një trup njeriu ka përfunduar i pajetë.
Kujtojmë rastin që tronditi tre vjetë më parë opinionin publik.
Në 17 Mars të 2013, 45 vjeçari Ardian Përrenjasi teksa dëshmonte në polici lidhur me rrëmbimin e një 10 vjecari, pranoi se në 2012 kishtë rrëmbuar një tjetër fëmijë, të cilin më pas e kishte vrarë, 11 vjecarin, Julian Çela.
“E vrava se bërtiste”- ka rrëfyer pedofili nga Prrenjasi i Librazhdit.
Prrenjasi kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. E kishte vrarë të njëjtën ditë që e kishte rrëmbyer, (30 nëntor 2012), pastaj trupin e të miturit të mbështjellë me batanije të kuqe të mëndafshtë e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë.
Ai ishte pritur derisa kamioni i plehrave të vinte ta merrte për ta hedhur në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit, në Sharrë.
Prrenjasi ishte shoqëruar më pas nga policia në landfillin e Sharrës për të treguar vendin se ku e kishtë për herë të fundin djalin. Por trupi i djalit nuk u gjend kurrë.
Të jetë kjo një hipotezë e mundshme, që duhet marrë në konsideratë nga hetimet policore për identifikimin e kufomës?/opinion.al