Home KRYESORE Rio 2016/ Majlinda Kelmendi shënon fitoren e parë, rrëzon kundërshtaren për 25...

Rio 2016/ Majlinda Kelmendi shënon fitoren e parë, rrëzon kundërshtaren për 25 sekonda

Majlinda Kelmendi kampionie e dyfishtë, e Botës dhe Evropës, e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’ duke na nderuar.

Kelmendi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike, pasi ka mposhtur zviceranen Evelye Tschopp dhe Majlindës i janë dashur vetëm 25 sekonda për të rrëzuar Tschopp, për të kaluar kështu në çerekfinale të Lojërave Olimpike.

Ky është një start i mirë i Majlindës, të cilës i duhen edhe tre fitore për të arritur te medalja e artë dhe nderuar shqiptaret.

Share: