Home KRYESORE Lideri i opozitës turke: Turqia vazhdon të dërgojë armë në Siri*

Lideri i opozitës turke: Turqia vazhdon të dërgojë armë në Siri*

Kryetari i Partisë Republikane Popullore, Kemal Këllëçdaroglu, në një konferencë për shtyp me përfaqësuesit e mediave në Ankara tha se nga Turqia vazhdojnë ende dërgesat e armatimeve në Siri. Këllëçdarogllu në konferencën e tij për shtyp preku dhe tema të tjera të rëndësishme, masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme pas grushtit të dështuar të shtetit, politikat e ndjekura për konfliktin në

Siri, çështja kurde dhe masat e qeverisë ndaj medias së lirë.

Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Numan Kurtullmush, i cili theksonte se “Turqia duhet të ndryshojw rrënjësisht qasjet e saj politike për konfliktin në Siri.” Këllëçdaroglu tha se opozita nuk është kundër një qëndrimi të tillë. “A jemi kundër një gjëje të tillë? Absolutisht jo. Por, nëse ju (qeveria) vazhdoni ende të ndiqni të njëjtën strategji dhe vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, atëherë kjo do të thotë se ka një problem të madh me besueshmërinë dhe sinqeritetin e këtyre deklaratave. Atëherë shpërndarjen e ndihmave humanitare duhet ta menaxhojë Gjysëmhëna e Kuqe. Madje, nëse veprohet në këtë mënyrë, ndihmat e dërguar mund të jenë transparente dhe kuzhdo mund të shikojë ndihmat e dërguara”, u shpreh ai.

Lideri i Partisë Republikane Popullore komentoi dhe skandalet e korrupsionit të 17-25 Dhjetorit 2013 dhe sipas tij, masat e marra pas tentativës për grushtin e shtetit të 15 korrikut po përdoret për të mbyllur hetimet e këtij megaskandali. “Ngjarjet e 17-25 Dhjetorit, të gjitha dokumentat të dala nga hetimet, i gjithë dokumentacioni, përgjimet me zë dhe figurë, dëshmojnë qartë mënyrën e zhvatjes së këtij shteti. Nuk është e drejtë që ky skandal të mbyllet në kuadër të masave të grushtit të shtetit”, tha Këllëçdaroglu.

Ai gjithashtu i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për një tjetër çështje të vjetër, komplotin ndaj ish-liderit të opozitës, Deniz Bajkall dhe tha se parë dhe pamjet ku Erdogan shihet duke ndjekur pamjet e plota të kasetës së këtij përgjimi. Duke pohuar se në këto pamje, një person që qëndron pranë Erdoganit i thotë atij se “Nëse presim dhe një ose dy ditë mund të sigurojmë pamje edhe më të qarta”, Këllëçdaroglu vijoi më tej duke thënë se ai përgjim është bërë në dijeninë e tij. “E dini çfarë do të thotë kjo?! Kjo do të thotë që ‘ne po i bëjmë këto në dijeninë tuaj. Një ditë në të ardhmen edhe ju do t’i shikoni këto pamje që unë i kam parë”, tha Këllëçdaroglu.

Nëse do ndryshojnë politikat për konfliktin në Siri, atëherë pse vazhdojnë dërgesat me armatime?

Në konferencën për shtyp me përfaqësuesit e medias në Ankara, Këllëçdaroglu, ka prekur një sërë çështjes së kanë të bëjnë me politikat e brendshme dhe ato të jashtme. Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit, Numan Kurtullmush, Këllëçdaroglu tha se “Në kohën kur një gjë të tillë e kemi kërkuar ne si opozitë, na cilësonin si mbështetës të Esadit. Ajo që ne kemi kërkuar dhe kërkojmë vazhdimisht është një zgjidhje që i jep fund luftës në Siri, me ose pa Esadin. Qëndrimin ose jo në pushtet të Esadit e vendos populli sirian. Por, me keqardhje dua t’ju them se ende vazhdojnë dërgesat e armëve në Siri. Kjo është shumë e rrëzishme. Qeveria duhet të heqë nga veprime të tilla. Fqinji jonë është në flakë, ndërsa ne akoma vazhdojmë të shkojmë me bidonë benzine”, tha lideri i opozitës.

“Një humbje shumë e madhe”

Duke u ndalur tek shpërthimi i fundit i ndodhur në kufi me Sirinë, Këllëçdaroglu, edhe pse nuk u shpreh shumë qartë, ai solli në vëmendje të gazetarëve se dyshohet që janë vrarë pjesëtarë të shërbimeve sekrete turke. Në fillim u tha se janë bombarduar kamionët me ndihma humanitare, më pas në një tjetër deklaratë u tha se “Kemi tre dëshmorë” dhe kjo sipas tij ngre shumë dyshime mbi ngjarjen në fjalë. “Kush janë këto tre dëshmorë? Me siguri duhet të jenë nëpunës të shtetit. Pse duhet t’i dërgojnë nëpunësit e shtetit ndihmat humanitare. Dorëzojani Gjysëmhënës së Kuqe dhe i dërgon ajo. Madje, ndihmat mund t’i hapni dhe kushdo mund të kontrollojnë që bëhet fjalë vetëm për ndihma humanitare”, u shpreh Këllëçdaroglu.

“Skandali i korrupsionit është i vërtetë”

Këllëçdaroglu gjithashtu u ndal dhe tek hetimet për aferat korruptive të 17-25 dhjetorit 2013. “Ngjarjet e 17-25 Dhjetorit, të gjitha dokumentat të dala nga hetimet, i gjithë dokumentacioni, përgjimet me zë dhe figurë, dëshmojnë qartë mënyrën e zhvatjes së këtij shteti. Nuk është e drejtë që ky skandal të mbyllet në kuadër të masave të grushtit të shtetit”, tha Këllëçdaroglu. Sipas tij, argumentat nëse ky operacion ishte realizuar me qëllim përmbysjen e qeverisë nuk ndryshon asgjë dhe nuk e ndryshon vërtetësinë e fakteve. “Nëse keni të drejtë, atëherë hapini rrugë të gjithë mekanizmave për një hetim të pavarur dhe të plotë. Por, nëse përpiqeni me të gjitha mënyrat për të penguar hetimet për këto afera, atëherë kjo do të thotë që ju e keni bërë këtë krim”, tha ai.

“Komploti i kasetave të ish-liderit të opozitës është bërë në dijeni të plotë të Erdoganit”

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me komplotin ndaj ish-liderit të opozitës, Deniz Bajkall, kryetari i Partisë Republikane Popullor, Kemal Këllëçdaroglu ripërsëriti dhe një herë se çdo gjë është bërë në dijeni të plotë të qeverisë. Ai pohoi se ekzistojnë pamjet ku Erdogan duket qartë duke parë pamjet e kasetës së ish-liderit të opozitës dhe këto pamje i kanë ndjekur me minjëra pesona. Në këto pamje, sipas tij, dëgjohet shumë qartë që një person tjetër pranë Erdoganit, i thotë atij se “Nëse presim një ose dy ditë, mund të kemi pamje më të qarta”. “

“Çfarë do të thotë kjo?! Kjo, do të thotë se këto po i bëjmë në dijeni dhe me miratimin tuaj. Pamjet që kam parë unë, një ditë do t’i shikoni dhe ju”, u shpreh lideri i opozitës. Këlëçdaroglu hodhi poshtë dhe pretendimet e Erdogan i cili është shprehur se “Kam dhënë urdhër që të hetohet për të hetuar incidentin në fjalë”. Ai tha, se një nga zyrtarët e lartë të MIT është shprehur se një udhër i tillë nuk ekziston.

Masat e gjendjes së jashtëzakonshme

Lideri i opozitës i cilësoi të gabuara të gjitha nismat e qeverisë për riformatimin dhe ristrukturimin e institucioneve përmes akteve ligjore në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij, tentativa e grushtit të shtetit të muajit të kaluar po përdoret si mundësi për të anashkaluar parlamentin. “Nëse do të ketë një ristrukturim të institucioneve shtetërore, atëherë kjo duhet të vijë në parlament dhe ndryshimet duhet të miratohen nga parlamentit. Parlamenti është përfaqësuesi i vetëm i vullnetit të popullit. Nëse do të ristrukturohen institucionet e këtij shteti, atëherë kjo duhet të bëhet në parlament. Ky shtet është i të gjithëve. Ky nuk është shteti i një partie të vetme. Por, aktualisht këto ristrukturime po bëhen nga një parti duke përdorur si mundësi gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ai.

Enigma e një kaosi

Kemal Këlëçdaroglu në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen iu shmang detajeve të hollësishme. Duke komentuar deklaratat e fundit të figurave të rëndësishme të mazhonracës se shpërthimet e fundit janë rrjedhojë e një bashkëpunimi “FETO-PKK”, ai tha se komente sipërfaqësore dhe pas asnjë bazë. “Nuk e di se mbi ç’bazë dhe çfarë të dhënash arrin në këto përfundime zoti Kryeministër. Por, mendoj drejtuesit e shtetit duhet të heqin dorë konkluzione të tilla sipërfaqësore”, u shpreh ai. Sipas tij, politikanët që marrin pjesë në funarealet e viktimave të tërrorit shprehen se do të merren masa ndaj atyre që shkaktojnë këto viktima, por më pas nuk bëjnë asgjë. “Duke deklaruar se janë vrarë kaq terroriste, po synohet që publikut t’i imponohen një përceptim për sukseset e arritura. Politikat që kanë të bëjnë me terrorin duhen analizuar me kujdes dhe duhen rivlerësuar”, u shpreh ai.

“Na pyesin pse i burgosim gazetarët”

Lideri i opozitës i është përgjigjur interesit të gazetarëve dhe për çështjen e lirisë së medias në vend, arrestimin e gazetarëve dhe mbylljen e mediave dhe shoqatave të gazetarëve. Sipas tij, qeveria duhet të ketë një qasje parimore dhe duhet të heqë dorë nga praktika të tilla ndaj medias së lirë. “Jemi kundër mbylljes së gazetave dhe televizioneve. Jemi kundër arrestimit dhe burgosjes së gazetarëve. Ne si popull kemi zbrapsur një tentativë për grusht shteti. Gazetarët nuk duhen parë si fajtorë. I themi perëndimit se ka patur një tentativë për grushti shtetit dhe e kemi të vështirë që t’i bindim për këtë. Ata, na pyesin “pse i arrestoni gazetarët?”. Jemi kundër burgosjes së tyre dhe gazetarët nuk duhen parë si aktorët kryesorë të grushtit të dështur të shtetit”, u shpreh ai.

Share: