Home KRYESORE Mendje e ndritur e Kosoves dhe e mbare Kombit Shqiptar…

Mendje e ndritur e Kosoves dhe e mbare Kombit Shqiptar…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Profesorin dhe diplomatin Zejnullah Gruda e kam njohur se afermi prej me shume se dhjete vitesh. Punonim bashke ne Universitetin Iliria. Lektoronim dhe benim veprimtari e botime shkencore se bashku.

Me thene te drejten qysh ne takimet e para njoha tek prof. Zejnullah Gruda mendjen e tij brilante, karakterin stoik, formimin atdhetar, etiken e larte dhe paraqitjen e komunikimin diplomatik.

Vite me pas mesova se prof. Gruda kishte dale ne pension. U trondita dhe ndjeva i fyer. Kosova eshte ne shtet-formim e siper. Shtet-formimi don mendje te ndritura. Kosova nuk ka shume te tille qe t’i nxjerre ne pension.

Eshte e vertete qe lufrat e revolucionet i bejne popujt, forcat revolucionare, trimat e herojt. Kjo kategori mbetet ne histori. Kjo kategori gjithashtu meriton vleresimin e respekt nder breza. Natyrisht kjo kategori, ne nje mase te caktuar mund t’i kontribuoje edhe pasluftes ose pas revolucionit.

Por kolonat themelore te shtet-formimit kerkojne ekspertise te larte. Ekspertiza e larte formesohet nepermjet diturise se thelle dhe pervojes se gjate. Pikerisht per kete arsye ekspertet jane ne pakice. Por vlera e tyre nuk qendron te sasia, por tek cilesia e tyre.

Per shkaqe historikisht te njohura Kosova i ka ekspertet si uji i paket. Sidomos ne aspektet nderkombetare dhe diplomatike. Prof. Gruda eshte ikone e ekspertizes ne te drejten nderkombetare dhe diplomaci. Por ai eshte mbajtur ne marxhinat e politikes se jashtme dhe diplomacise kosovare.

Ne historine e diplomacise dje dhe ne praktiken diplomatike edhe sot gjithe shtetet e konsoliduara aktivizojne tre kategori diplomatesh: Diplomatet e trakut I; Diplomatet e trakut II; Diplomatet e trakut III.

Ne diplomatet e trakut III jane eksperte te shquar te pensionuar, por qe shtetet i aktivizojne me misione tejet te veshtira, te cilet kerkojne dije dhe pervoje. Le te kujtojme diplomatet Ricard Hollbruk, Uilliam Uoker, te cilet ishin diplomate te trakut III, por brilant dhe tejet te suksesshem ne misionin e tyre ne Kosove.

Prof. Zejnullah Gruda, por jo vetem, ne Kosove do duhej te udhehiqte nje ekip te tere diplomatesh trak III ne Kosove. Kosova edhe per shume kohe do sfidohet me marredhenie nderkombetare e diplomaci. Perballja me sfida te tilla eshte qeshtje diturie dhe pervoje.

Nga prilli 2013 e deri sot diplomacia e Kosoves ka negociuar pa negociator profesioniste, ka firmosur marreveshje pa eksperte, e per pasoje shumica e ketyre marreveshjeve kane probleme serioze. Kulmi u arrit me marreveshjet e asociacionit dhe demarkacionin.

Eshte moment kritik per Kosoven. Prandaj lypet qe shteti i Kosoves te rikonsideroje seriozisht kapacitetet njerezore te nivelit te prof. Zejnullah Grudes dhe kolegeve te tij, per t’i vene ne sherbim te Kosoves dhe popullit te saj.

Jam i lumtur qe vite me pare njoha prof. Zejnullah Gruden. Por do isha akoma me i lumtur nese do e shikoja ate duke kontribuar per shtet-formimin e Kosoves, sidomos te diplomacise se saj.

Kembanat bien per t’u degjuar. Mjere shurdhanet!

Share: