Home KRYESORE “Ministria e Financave lë 10 muaj pa rroga mjekët e burgjeve”

“Ministria e Financave lë 10 muaj pa rroga mjekët e burgjeve”

Ish-­kryeministri Berisha ka publikuar në “Facebook” sms­ e një mjeku specializant, i cili thotë se kjo kategori mjekësh që punojnë në Institucionet e Vuajtjes së Dënimin nuk ka marrë pagat që prej 10 muajsh. Sipas tij, pengesë është bërë Ministria e Financave. Ai shkruan se si pretekst është nxjerrë një VKM, e cila po zbatohet me disa standarde.

MESAZHI TE BERISHA

“Zoti Berisha, ne qe po ju shkruajme jemi nje grup mjekesh specializante te Ministrise se Drejtesise qe kemi filluar specializimin afatgjate ne fushen e mjekesise ne Shkurt 2015 duke lidhur dhe nje kontrate 4 vjecare. Arsyeja qe po ju shkruajme eshte mospagesa prej 10 muajsh nga Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Burgjeve si drejtori varesie me preteksin e nje VKM­je e cila ne rastin tone po zbatohet me dy standarte pasi specializantet e Ministrive te tjera po vazhdojne te paguhen rregullisht ne baze te se njejtes VKM. Ju lutemi te beni publike problemin tone pasi nga Ministria e Arsimit dhe e Drejtesise ne njefare menyre eshte dhene ok per pagesen tone ndersa Ministria e Financave vazhdon me kapricot e veta. Ne punojme cdo dite 8 ore,bejme dhe mjek roje dhe nuk paguhemi prej 10 muajsh.Ne kemi familje,qera per te paguar, drita, uje, taksa per te cilat nuk don tia di njeri .I jemi drejtuar me shkresa ministrave, kryeministrit, avokatit te popullit dhe nuk kemi mare zgjidhje. Me respekt mjeket specializante.”

Share: