biznesmeni Nikollaq Neranxi, rikthyer ne vemendje te publikut politik per protesten, protestat qe po organizon ne Himare kunder projektit te qeverise qendrore qe deshiron te prishi shtepite e banoreve himarjote per te ndertuar nje projekt te madh ne ate bregdeti dhe qe ka hasur ne kundershtimin e atyre banoreve, nuk mund te rrinte pa reaguar kundrejt sherrit te sotem midis kryeministit Edi Rama dhe kryetares se bashkise Shkoder znj. Voltan Ademi.
Neranxi qe eshte edhe drejtor ekzekutiv i shoqates Komuniteti Himarjot, ne nje status ne faqen e tij ne Facebook, edhe duke mos e permendur me emer kryetarin e bashkise se Himares Jorgo Goron, te cilin sic e ka thene publikisht, e ka mbeshtetur per tu zgjedhur, padyshim qe deshiron ti thote atij se ja ku e ke nje shembull per tu ndjekur nga Shkodra e tradites politike me taban qytetar dhe sic shkruan ai ka patur dinjitet para se te behej kryetar bashkie…
Ja statusi i plote i Neranxit shoqeruar edhe me videon e debatit Rama Ademi:
Nje shembull se si nje Kryetar Bashkie duhet te sillet me pushtetin qendror, sidomos kur perballe i serviret arroganca dhe jo bashkepunimi nga ky i fundit.
Edi Rama: “Voltane, prishi pra cfare pret?”
Voltana Ademi: “Nuk prish asnje ndertim, pa marre qytetaret vleresimin monetar qe iu takon, sepse nuk kemi buke per te ngrene dhe nuk ke sjelle fonde ne Shkoder!!”
Respekte per kete zonje qe sfidon disa te ashtuquajtur burra kolege te saj, te cilet kane harruar se kishin nje dinjitet personal para se te beheshin Kryetare Bashkie!