Home KRYESORE Neranxi: Protestën në Himarë e organizoj unë dhe jo Geixhi!

Neranxi: Protestën në Himarë e organizoj unë dhe jo Geixhi!

Sot në Himarë është duke u organizuar një protestë e komunitetit himarjot për çështjen e pronave. Organizatori i kësaj proteste, biznesmeni Nikollaq Neranxi, por ne cilesine e Drejtorit Ekzekutiv te Komunitetit Himarjot.

Ndërkohë mediat raportojnë ka mbërritur në Himarë edhe Nikolas Gage, por Neranxi e mohon lidhjen me Gage. A, Neranxi thotë se ka folur në telefon me greko­amerikanin Gage dhe ai e ka mohuar të jetë në Jug të Shqipërisë.

“E kam marrë në telefon Nikolas Gage dhe kam folur me të. Nuk e kam njohur më parë dhe më tha se s’kam asnjë informacion për protestën, ‘jam në SHBA, s’kam lidhje fare me protestën tuaj në Himarë’”.

Sipas Neranxit, ata që duan ta përfshijnë Gage në këtë çështje duan të njollosin protestën e nesërme të komunitetit himarjot që s’ka qëllime politike, por është për çështjen e pronave.

Më parë, Top Channel raportoi se prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko­amerikani Nikolas Gage.

Share: