Nëse kryeministri Rama, ja mbrrin të rezistojë si kryeministër deri në tetorin e këtij viti, do të thotë se shqiptarët do të hyjnë në zgjedhjet e vitit 2017, me qeverisjen e tij.
Rama do të mundet kësisoj të imponojë edhe Ligjin Zgjedhor, për të cilën do të shkëpusë nga PD e nervozuar me moslargimin e Ilir Metës, nene të favorshme për “partitë e mëdha”.
Nëse ndodh kjo, simbas logjikës shkak-pasojë, LSI do të ketë hapësira shumë të ngushta për të garuar e vetme elektoralisht në qershorin e vitit 2017.
Dhe për taktikë elektorale do të garojë në zgjedhje sëbashku me PS dhe Ramën si kryeministër të një mandati të dytë, duke i dhuruar “mikut-armik” një mandat të dytëdhe të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që Rama, të qërojë hesapet me kundërshtarët e tij në PS, duke mos i kandiduar ata për deputetë të ardhshëm.
Dhe padyshim, prishja PS-LSI do të vijë në mandatin e dytë, kur dhe sigurisht do të jetë shumë vonë, për ata që mendojnë se Rama, nuk është kryeministri i duhur i shqiptarëve./360grade.al