Një gazetë ka fituar tenderin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për identifikimi e të gjithë abonentëve. Gazeta është pjesë e një bashkimi operatorësh që përfitojnë 7 milionë dollarë nga ky tender.
Një dokument i publikuar nga bold News (dokumenti më poshtë) tregon se fitues i tenderit është bashkimi i operatoreve “CSI Piemonte”, me seli në Corso, Torino, Itali; Datech sh.p.k me seli në Rr. Myslym Shyri, Tiranë dhe… Çelësi sh.p.k, me seli në rrugën e Kavajës, Tiranë.
Vlera e saktë e tenderit është 856 milionë lekë të reja. Afati i realizimit të kontratës kontrate 6 muaj, nga data e lidhjes së kontratës.
Shoqëria “Fastech” sh.p.k me nipt J 81609010 U nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.
OSHEE ka kërkuar nga operatorët privatë që të garojnë për të identifikuar abonentët e saj.
Burimi i financimit të 7 milionë dollarëve është buxheti i shtetit. “Qëllimi i projektit është ndërthurja e përditësimit të të dhënave të RKGJC, RKA me përditësimi i të dhënave të Konsumatorëve të OSHEE-së”, thuhet në dokumenta.
Me anë të këtij tenderi synohet të verifikohen dhe regjistrohen në çdo banesë konsumatorët që banojnë në të ose e kanë në pronësi, duke bërë njëkohësisht regjistrimin e tyre në adresën ku banojnë. /Lapsi.al