Home KRYESORE Orkestra e RTSH u clirua… !

Orkestra e RTSH u clirua… !

Nga Ina Kosturi

E ndersa media ka dite qe merret me institucionin e Operes, RTSH shpall konkurs per vendin e … More gazetare te kultures, ky lajmi tjeter eshte sekret ?

Po e shkruaj shqip, ne emrin tim, te atyre qe rrine urte, te atyre qe kane siklet te flasin, te muzikateve shqiptare vendas qe prej te pakten 5 vitesh u eshte ndaluar te interpretojne me orkestren e RTSH.

Orkestra u clirua !

Shpresoj se cilido te fitoje ate vend, te pakten te mundet te realizoje ate qe Rtsh ben me festivalin, daten e dorezimit te kerkesave, proceduren me te thjeshte, midis dhjetera halleve dhe problemeve qe kerkojne zgjidhje atje…

Ne vapen e sotme do doja te isha larg, pa dosje dokumentash, pa bere menaxheren e projektit, njesoj si pergedhelaqet qe bejne koncerte me komoditet, qe dalin nga 10 here ne keto 5 vite, qe sprerdridhen per persosmeri se luajne vepra te luajtura…qe lodhen pak se gjithcka e gjejne gati, nga ftesa te filmimi…

Po globi rrotullohet, pas maratonave ndoshta do kujtohen dhe per taksapaguesit shqiptare…

Share: