KËNDEJ RROKULLRROKULL SHQIPËRISË TELEGRAMA VËZHGIM
Nga Arben Llalla
Në 7 Gusht Komuna e Pogonias (Voshtina) të Greqisë në bashkëpunim me Federadën Epiriotase organizojnë një aktivitet kulturor të kësaj treve. Midis shumë të ftuarve në këtë ngjarje kishte dhe shumë personalitete greke të jetës politike, fetare, ushtarake, midis tyre Mitropoliti i Konicës Andreas, një antishqiptar i tërbuar, minoritarë grekë, të ardhur nga Shqipëria, si dhe profesori i Katedrës së gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka.
Gjatë fjalës së tij antishqiptari grekofoni, Panajot Barka akuzoi shqiptarët se janë hajdutë të polifonisë greke duke e pagëzuar si Iso polifoni shqiptare. Barka kërkoi që Greqia të hedhë në gjyq në Gjykatat Ndërkombëtare për këtë vjedhje Shqipërinë, si dhe heqjen nga UNESCO të Iso Polifonisë Popullore Shqiptare. Gjuha e përdorur nga profesori i Universitetit të Gjirokastrës Panajot Barka ishte nxitje e urrejtjes mes dy popujve.
Më 25 Nëntor 2005, UNESCO e shpalli Iso Polifoninë Popullore Shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, e cila mbrohet nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara. Nga 21-24 nëntor 2005 drejtoria e përgjithshme e UNESCO-s në Paris, pasi shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara në këtë listë, shpalli më 25 nëntor Iso Polifoninë Shqiptare si një kryevepër e trashëgimisë gojore. Interpretues të njohur të kësaj vlere të kulturës popullore në Jug të Shqipërisë vlerësojnë ruajtjen e kësaj mënyre të kënduari që nuk befason vetëm në skenat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. Ata e shohin këtë vlerë të kulturës popullore shqiptare edhe si një pasuri për të nxitur edhe turizmin kulturor.
Por vjen një ditë që disa ekstremistë grekë të nxitur nga Panajot Barka dhe të përkrahur nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe fetare të Greqisë, si Mitropoliti i Konicës, Andreas që kërkojnë heqjen e kësaj Iso Polifonie Shqiptare, madje e quajnë Iso Polifoni Greke.
Greqia dhe grekët pasi i kanë vjedhur ndër shekuj shqiptarëve bijtë e saj, traditat, kulturën dhe trojet, deri djathin e bardhë, tashmë duan t’i vjedhin edhe shpirtin e zërit.
Shënim: Aktiviteti antishqiptar i Panajot Barkës
Panajot Barka prej disa vitesh bën përpjekje për nxitje të urrejtjes mes minoritetit grek dhe shqiptarëve. Ai disa herë është parë në aktivitetet e organizatave ekstremiste greke që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonomisë së Veriut të Epirit siç njihet në historiografinë e Greqisë. Barka ka patur lidhje të ngushta me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos, me Babais Karathanos e shumë të tjerë. Disa herë Panajot Barka me anë të shkrimeve të tij publicistike kërkon të nxisë një kryengritje të minoritarëve grekë kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Të gjitha këto veprime të “profesor” Barka vijnë si pasojë të dështimit në politikë, ku autoriteti i tij pësoj rënie të thellë dhe shpeshherë u bë objekt i talljeve satirike nëpër kanalet televizive.
PS: jo domoshmerisht qendrimet ne shkrim jane te konfirmuara nga Redaksia e Perqasje.com e cila eshte e hapur per te gjitha opinionet dhe replikat.