Home KRYESORE Patriotizem! Vuçiç paguhet rreth 4,5 herë më shumë se paga minimale, tek...

Patriotizem! Vuçiç paguhet rreth 4,5 herë më shumë se paga minimale, tek ne një pushtetar paguhet rreth 10 herë më shumë!

Nga Dhimiter Muslia

Nuk mjaftojne fjalet e slloganet e mira per vendin e popullin tend qe te jesh patriot..Patriotizmi eshte vleresuar nga veprat e qendrimet ndaj vendit tend,në çdo kohë. Rilindasit tonë për çështjen kombëtare përdorën të gjithë aftësitë e tyre intelektuale dhe për këtë çështje të madhe shkrinë të gjithë pasurinë e tyre materiale.

Të gjithë thonë se janë patriot. Disa prej tyre kanë vetëm qënjen e tyre fizike për vendin e kombin e vet dhe në se është nevoja e vënë në shërbim të tyre.

Disa kanë milionat dhe në shërbim të vendit e popullit të tyre vënë vetëm fjalët. Disa të tjerë marrin padrejtësisht nga qytetarët e vendi I tyre e për Atdheun e Popullin flasin me pasion,vetëm me fjalë. E shihni sa është ndryshimi.

Për të shkruar këto rreshta, mora indic-je nga një publikim që është bërë në disa portale online mbi pasurinë e pagën e K/Ministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mësova se me reformën e ndërmarrë prej tij,pagën e tij nga rreth 1050 euro e ka zbritur në 910 euro në muaj. Mësova se ka në pronësi të tij një banesë me rreth 38 m2. Në portale thuhesh se ai (Vuçiç) nuk ka as makinë. Shumë e habitëshme,.tmerrësisht e habitëshme kur bëjmë krahasimin e tij me zyrtarët tonë. E dimë se Serbia është një shtet me popullsi disa herë më të madhe se Shqipëria.

E dimë se sipërfaqja territoriale është disa herë më e madhe se vendi ynë. Dimë se edhe Serbia është aspirante për anëtarësi në BE. Dimë dhe faktin tjetër se Serbia ekonomikisht, nuk është më keq se ne. Tani mësuam se nga taksat e qytetarëve të tyre administrata dhe të gjitha pushtetet në Serbi marrin disa herë më pak se administrata dhe të gjithë pushtetarët e të gjitha pushteteve tek ne.

K/Ministri Vuçiç paguhet rreth 4,5 herë më shumë se paga minimale në Serbi. Tek ne një pushtetar I lartë paguhet rreth 10 herë më shumë se paga minimale. A jemi ne mbi dy herë here me te pasur se qytetarët serbë? Absolutisht jo. Ne disa zona rurale varfëria tek ne është më e madhe se në zona përkatëse serbe.

Një drejtor në ministri tek ne paguhet sa K/ministri serb. Pensioni I llogaritur për një deputet, prokuror, gjyqtar, zv/ministr ose zyrtari tjeter të lartë (që në numër janë mbi 3600) janë afërsisht sa paga mujore e K/ministrit të Serbisë. Të mos harrojmë se në raportet e institucioneve nderkombëtare rezulton se korrupsioni tek ne është disa herë më I madh se në administratën serbe. Paga jo vetem e një deputeti e ministri por dhe e një gjyqtari, prokurori apo nëpunësi të lartë është më e madhe se ndihma ekonomike e 21 familjeve me nga 4 antarë.

A ndodhë kjo atje pra në Serbi që ju referova pages së Vuçiç? Të dhënat thonë se jo. Atëherë kush është më patriot për popullin e për vendin e vet, ata apo tonët? Shifrat janë kokëforta. Me fjalë ne jemi më patriotët e planetit. Realiteti lë shumë për të dëshiruar. Shëmbujt pozitiv duhet të merren kudo që ata të jenë.

Pozitiven, qënësoren,patriotiken,të ndershmën duhet ta marrim dhe tek ata që nuk na pëlqejnë. Pozitivja është e tillë nga kushdo që e manifeston. Këtë me sa duket e ka demostruar më së miri Vuçiç. Ja ku është shëmbulli I patriotizmit edhe për shtetarët tanë edhe për të gjithë ata të Ballkanit. Dikush mund të thotë se ne orjentohemi nga vendet e BE. Mire është që së pari atje të orjentohemi për plotësimin e mundshëm të mirëqëenies së qytetarëve.

Njerëzit në administratë e në funksione shtetërore vihen për tju shërbyer atyre,e jo për t’I zhvatur ata edhe me ligj (paga të larta) edhe pa ligj (përfitime të paligjëshme). Të mendosh e veprosh së pari për veten tënde, për tarafin tënd e militantët tuaj e në planin e fundit të lësh qytetarin, është antipatriotike.

Të bësh këtë do të thotë të duash veten tënde,Interesin tënd e nëse tepron diçka nga kjo dashuri t’jua japësh të tjerëve. Në këto dekada nuk ka tepruar gjë. Fjalët për patriotizmin kanë përmbysur fjalimet e liderëve tanë..

Av.Dhimiter Muslia eshte Kryetar I Partise Kristian Demokrate

Share: