Home KRYESORE PD: Ja ku dështoi “Qeveria Rama” me turizmin

PD: Ja ku dështoi “Qeveria Rama” me turizmin

Kreu i Departamentit për Turizmin, në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi, në një dalje për mediat tha se në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetës, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj.

Sipas Malltezit këtë vit pati me dhjetëra bjerrje të standardeve në turizëm, si psh: vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e pa përgjegjshmërise së qeverisë.

Rendi publik degjeneroi me shpejtësi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.

Gjithë bregdeti vuajti mungesën e dritave edhe në kulmin e turizmit.

0 km rrugë të reja në zonat turistike.

0 km për Rrugën e Arbrit, Rrugën e Elbasanit & segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.
0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura të Durrësit, Sarandës dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetëra miliona euro.

(Shihni për shembull varrezat e Durrësit se si kutërbojnë ujërat e ndotura ndërsa impianti u inagurua në 2013)

Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujërave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!
Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standardeve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laçi deri ne Himare.

Kafshë të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj.
Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjencës civile.
Uji i pijshëm për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnjë zgjidhje.

Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të gënjehen nga fasada.
Bregdeti i Vlorës u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasadën e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe Vlonjatët.
Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?”

Për Partinë Demokratike dhe Shqiptarët këto bjerrje të standardeve janë të papranueshme. Ju ftojmë të refuzojmë qeverisjen e papërgjegjshme dhe të bashkohemi per te:

Rikthyer sigurinë e jetës dhe të pronës

Përmirësuar punësimin duke ulur taksat për turizmin

Përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.

Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Share: