Home KRYESORE PD njeh merita për reformën në drejtësi Ilir Metës

PD njeh merita për reformën në drejtësi Ilir Metës

Opozita nuk po humbet rast pa lavdëruar rolin e LSI-së dhe kryetarit të saj për kalimin me konsensus të kësaj reforme, duke shtruar në një farë mënyre rrugën për një tjetër aleancës mes dy partive që qeverisën vendin në vitit 2009-2013.

Kjo ne politike eshte krejt normale. Projekti politik per nje qeveri teknike nuk mund te arrihet pa Ilir Meten dhe LSI

Së fundi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani vlerëoi rolin e Metës për reformën në drejtësi. Deklaratat ai i bëri gjatë konferencës zgjedhore të demokratëve në Bashkinë Malësi e Madhe.

Disa kohe më parë ish-kryeministri Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni PD-LSI, duke theksuar se të dy partitë kanë një traditë të mirë bashkëpunimi, por kjo do të varet tha ai nga rezultatet elektorale.

PD dhe Lulzim Basha kane deklaruar se ne zgjedhje nuk shkohet me qeverine Rama, por me nje qeveri teknike si zgjedhja me e mire. Midis Rames dhe Metes krejt normal qe PD zgjedh kete te fundin!

Share: