Home KRYESORE PD: Veliaj pushoi gazetarë nga puna, hodhën dritë mbi aferën e Sharrës....

PD: Veliaj pushoi gazetarë nga puna, hodhën dritë mbi aferën e Sharrës. Njeri pergenjeshtron.

Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka pushuar nga puna dy gazetarë që zbuluan aferën e tij korruptive në landfillin e Sharrës, ku pak ditë më parë humbi jetën një 17 –vjeçar. Sipas PD, nga puna janë larguar drejtorja e lajmeve në televizionin A1, Alida Tota dhe kryeredaktori Brahim Shima. Ky i fundit nepermjet nje postimi ne faqen e tij ne Facebook shkruan se vazhdon te jete ne pune…

Deklarata e PD

Partia Demokratike dënon me forcë ndërhyrjen brutale të Erion Veliajt në media, që solli largimin e dy drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 neës.

Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë hakmerret në këtë mënyrë ndaj medias, jo vetëm duke mbyllur një investigim, duke bllokuar një lajm, por më keq, duke larguar nga puna drejtorin e lajmeve dhe kryeredaktorin.

Alida Tota dhe Brahim Shima u flakën nga puna, sepse tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizimit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Dy gazetarët zbuluan se impianti i korrupsionit i Veliajt ishte i zhytur thellë në informalitet, ku nuk zbatohej asnjë rregull, asnjë normë sigurie, asnjë ligj.

Erion Veliaj jo vetëm nuk thotë vetë asnjë fjalë për humbjen e jetës së 17 vjecarit që punonte në atë biznes korruptiv e kriminal të ndërtuar prej tij në Sharrë, por hakmerret dhe bën shembull gazetarët që guxojnë të investigojnë.

Një sjellje e përsëritur, pasi me 11 gusht, Veliaj bëri të heshtë edhe një media të rëndësishme si Top-Channel, duke bllokuar pasqyrimin e denoncimit të PD-së, për këtë ngjarje.

Erion Veliaj del kështu hapur në mbrojtje të krimit e të korrupsionit në landfillin e tij.

Ashtu si dhe shefi i tij, Edi Rama, i cili vazhdon të mbajë në arrati kryetarin socialist të Peqinit, partneri i Veliajt në këtë aferë, duke mos ia dorëzuar drejtësisë, edhe pse është shpallur në kërkim prej 10 ditësh.

Shkarkimi i gazetarëve me urdhër të Erion Veliajt është një prej goditjeve më të rënda të lirisë së shtypit, tipar i qeverisjes së Edi Ramës e zhytur në krim e korrupsion, që e ka median e lirë armike.

Partia Demokratike i fton organizatat e medias të reagojnë për këtë rast, të mos pranojnë që një falsifikator i korruptuar si Erion Veliajt të bëhet drejtuesi i televizioneve dhe gazetave.

Ne shpresojmë se partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadat e vendeve të BE dhe SHBA do të mbajnë shënimet e duhura e do të vëzhgojnë nga afër rastin.

Edi Rama, Erion Veliaj, aferat e tyre të llojllojshme, nga ndërtimet tek droga kanë nevojë për media të dobët e të nënshtruar.

Por interesi publik, vendi, e ardhmja europiane ka nevojë për media të fortë e të pavarur.

Media do të jetë më mirë pa Edi Ramën e ushtarët e tij.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Share: